web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kafka historike me shenja dhune, misteri i parë i një vrasjeje

28 Maj 2015, 20:45, Aktualitet CNA

Shkencëtarët kanë mbledhur bashkë misterin e parë botëror të një vrasjeje qe tregon se një njeri i lashtë është vrarë dhe hedhur në një gropë.

Kafka e cila ka 2 vrima mbi syrin e majtë i përket një njeriu shumë pranë Hollandës i cili ka jetuar 430,000 vjet më parë. Zbulimi tregon se dhuna dhe vrasjet kanë shoqëruar njeriun që prej më shumë se 200,000 vjetësh.

Kafka është gjetur në Spanjë dhe tregon evidenca të qarta të dy shenjave të dhunshme. Duke patur parasysh këtë, shkencëtarët raportojnë se në vitin 2013 kanë  gjetur 28 skelete njerëzore në një gropë. Dhe pas këtij zbulimi shkencëtarët kanë konkluduar se vendi mund të ketë shërbyer si një  varrezë.

Prandaj sugjerimet se trupat e njerëzve të lashtë digjeshin mbas vdekjes mund të mos jetë i vërtëtë ose të jetë edhe më i lashtë nga sa është besuar deri tani.





Lajmet e fundit nga