Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi, e treta në raport me popullsinë
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Re të zeza në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Raportet mes Tiranës dhe Athinës kanë shkuar në skaj, ku duket se nuk ka vend më për dialog dhe rrugë diplomatike. Faktorizimi në rritje i shqiptarëve në rajon dhe rizgjimi i çështjes së nxehtë çame, ka trazuar dhe alarmuar Athinën zyrtare. Fuqizimi i faktorit shqiptar në Ballkan duket se po përjetohet dramatikisht nga Greqia, e cila prej një çerekshekulli është mësuar me një fqinj inferior, i cili i falte edhe detin. Ndërkaq, emërimi i përfaqësuesit të çamëve, Shpëtim Idrizi, në postin e nënkryetarit të Parlamentit Shqiptar, pasuar me dorëheqjen e imponuar të përfaqësuesit të minoritetit grek, Vangjel Dule, ka acaruar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. Lëvizja e fundit është bërë me miratimin e kryeministrit Edi Rama, i cili tashmë është shpallur nga qarqet e Athinës si njeri i rrezikshëm, i cili po cënon paqen. Por, makthi i Athinës qëndron diku tjetër. Greqia është e shqetësuar nga mundësia që, Shqipëria, në një kohë të dytë, mund t?i kërkojë kthimin e territoreve shqiptare, deri në Prevezë, të cilat Greqia i ka përvetësuar me metoda të ndryshme, me masakra, me genocid, me asimilim etj. Fuqizimi shumëdimensional i shqiptarëve, i konfirmuar edhe nga kryeministri serb Vuçiç, mund të çojë në pretendime territoriale dhe në kërkesën për të rikthyer territoret e pushtuara. Kështu, kërkesës së Shqipërisë, për t?i vënë në dispozicion hartën e kufirit detar dhe për të hequr dorë nga kërkimi i naftës në zonat e përbashkëta detare, Athina i është përgjigjur me kërcënime dhe me anulim të vizitës së kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm grek në Tiranë. Ndërkaq, media dhe qarqe në Athinë flasin për një konflikt të mundshëm ushtarak. Paralajmërimi vjen disa ditë pasi u zbulua se në Jug të vendit zbarkuan ish-krerët më të lartë të ushtrisë greke, ish-ministri i Mbrojtjes dhe shefi aktual i shërbimit sekret grek.
Anulimi i vizitës së Tsicpras
Pas ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, edhe kryeministri grek, Aleksis Tsicpras, ka anuluar vizitën në Tiranë, të parashikuar më 27 maj. Kështu, kryeministri grek nuk do të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të kryeministrave të rajonit në kuadër të SCEEP. Lajmin e ka raportuar gazeta greke ?Kathimerini?. Ministria e Punëve të Jashtme e vuri në dijeni OKB, se Athina po bënte kërkime për naftë në detin Jon. Në këto kushte, kompania pezulloi kërkimet për naftë në detin Jon, ndërsa kryeministri grek vendosi të përgjigjet duke bojkotuar Samitin e kryeministrave të rajonit në Tiranë. Ndërkohë, gazeta ?Kathimerini? shkruan se zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kufirin detar mund të arrihet përmes disa opsioneve, ku nuk përjashtohet padia në Gjyqin e Hagës. ?Shqipëria pretendon se Greqia me programin e kërkimeve për naftë në detin Jon, të shpallur në qershor ka shkel ujërat territorial shqiptare në bllokun 5 ku Tirana planifikon kërkime gjatë javëve të ardhshme. Kjo do të thotë se do të shpaloset një krizë që me një mënyrë ose tjetër duhet të zgjidhet. Ose nëpërmjet dialogut, ose nëpërmjet arbitrazhit ose nëpërmjet Gjyqit të Hagës. Para se të mbërrijmë këtu ka prova e fakte që vërtetojnë se argumentet e palësh shqiptare janë të pabazuara?, shkruan Kathimerini. Sipas gazetës, pretendimet e palës shqiptare për cënim të integritetit territorial të ujërave shqiptare nga kërkimet për naftë në detin Jon janë politike dhe jo shkencore.
Hartat për kërkimin e naftës
Qeveria shqiptare i ka kërkuar Greqisë hartat mbi të cilat është përqendruar kërkimi për naftë. Ndërsa sipas ?Kathimerinit?, hartat janë të njëjtat me ato që palët paraqitën gjatë negociatave për marrëveshjen e detit në vitin 2009 dhe se ngritja e kësaj çështje lidhet me qëllimin e qeverisë shqiptare për të kërkuar politikisht ndryshimin e marrëveshjes së vitit 2009. Por, burime pranë MPJ, thanë se diplomacia shqiptare nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj që Greqia të respektojë konventat dhe të japë informacionin e kërkuar. Mbi këtë arsye, burimet thanë se nota e protestës i është dërguar edhe OKB si dhe kompanisë norvegjeze e cila ka fituar tenderin për kërkimet në det, çka ka rezultuar me vendimmarrjen e kompanisë për të pezulluar përkohësisht kërkimet. Vendimi duket se lidhet me njohjen e së drejtën ndërkombëtare që detyron shtetet të ulen bashkë për të tenderuar kërkimet në det. Pavarësisht kësaj, pala greke ka vendosur ta shfaqë hapur pakënaqësinë e saj, ndaj kësaj kërkese legjitime të shtetit shqiptar. Sipas gazetës, në marrëveshjen e vitit 1992 mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë kufijtë u caktuan me parimin e vijës së baraslarguar dhe se falë ndikimit të ishullit të Sazanit në këtë ndarje Shqipëria përfitoi rreth 70 kilometër katror të shelfit kontinental, parim që nuk e njeh në rastin e ishujve grekë në Detin Jon. /sot.com.al
Militantët e Shtetit Islamik raportohet se kanë dërguar forc...
Ushtria e Turqisë thotë se militantë të dyshuar kurdë kanë h...
Më shumë se 430 persona njoftohet se kanë humbur jetën për s...
Disa ditë përpara se të niset për në Tiranë, ku do jetë i pr...
Reshjet e dendura të shiut frynë lumenjtë dhe shkaktuan para...
Lëvizja kundër masave të kursimit në Spanjë ka përparuar në ...
Presidenti polak Bronislav Komorovski ka pranuar humbjen në ...
Rreth 139 varre që dyshohet se përmbajnë trupat e emigrantëv...
Shtypi grek vazhdon që të merret me kryeministrin Edi Rama.“...
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=QlY10iikpi8&fe...
Mbi 90 njerëz, përfshirë së paku 11 fëmijë, janë ekzekutuar ...
Bashkimi Evropian deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir ...
Autoritetet në Malajzi njoftuan se kanë gjetur disa varre ma...
Shefi i Pentagonit, Ashton Carter deklaroi se forcat irakian...
Kalifornia tashmë ka hyrë në vitin e katërt rresht të thatës...
Polakët shkojnë në votime në balotazhin e zgjedhjeve preside...
Një grup prej 30 grash aktiviste kanë kaluar zonën e demilit...
Ministri i Brendshëm i Greqisë, Nikos Voutsis, ka thënë se v...
Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi ligjin që mundëson ...
Mediat greke kanë përhapur panik për fillimin e një lufte ba...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...