web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BE dënon ashpër nënshkrimin e ligjit anti-NGO në Rusi

24 Maj 2015, 15:32, Kosova & Bota CNA

Bashkimi Evropian deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë ?hap të gabuar? me nënshkrimin e ligjit që i ndalon ato që Moska i konsideron organizata ?të padëshirueshme? joqeveritare.

?Ligji i ri është një hap shqetësues në serinë e kufizimeve të shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe opozitës politike?, ka thënë një zëdhënës i shërbimit të jashtëm të BE-së, raporton AFP.

Putin ka nënshkruar ligjin të shtunën, duke u dhënë të drejtë prokurorëve të shtetit që të fusin në listën e zezë organizatat, të cilat ?paraqesin kërcënim për kapacitetet mbrojtëse të Rusisë, sigurinë, rendin publik ose shëndetin publik?.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se kjo masë ?do të kufizojë më tej punën e shoqërisë civile në Rusi?.
Legjislacioni, i cili është miratuar nga të dyja dhomat e Parlamentit të Rusisë këtë javë, po ashtu parasheh gjoba ose dënime me burg për individët që punojnë për ?organizatat e tilla?.





Lajmet e fundit nga