Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Mero Baze
Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dha dorëheqjen nga posti i Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në shenjë proteste të ofertës për këtë post, të një nënkryetari tjetër që vjen nga komuniteti çam në Shqipëri. Pas dorëheqjes, tonet mes Dules dhe Idrizit u ashpërsuan duke kaluar në akuza ekstreme, të cilat nuk kanë lidhje fare as me realitetin politik në Shqipëri dhe as me ethet elektorale të dy partive, që i bashkon dashuria dhe sherri me Greqinë.
Për hir të së vërtetës, debati mes tyre nuk është as në vendin e duhur, as nga njerëzit e duhur, përveç faktit që u duket koha e duhur për shkak të zgjedhjeve.
Pikë së pari, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është krijuar në vitin 1992, pas ndalimit që i bëri kushtetuta jonë krijimit të partive me baza etnike. Kryetari i atëhershëm i parties, Vasil Melo i dha partisë natyrën e një organizate politike që do të mbronte të drejtat e pakicave në Shqipëri, përfshi dhe të drejtat e pakicave të rrezikuara.
Komuniteti çam në Shqipëri ka po ashtu një parti, që paltformë kryesore ka mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që lidhen me të drejtat e shkelura të popullsisë çame në Greqi, e cila është zbuar me dhunë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Pra, formalisht kemi dy parti që pretendojnë se mbrojnë të drejta pakicash dhe sillen si parti radikale që mbrojnë shtete respektive. E vëreta është se as çështja shqiptare nuk ka nevojë të mbrohet nga Shpëtim Idrizi dhe partia e tij dhe as çështja greke, përfshi dhe Megaloidheja nuk ka nevojë të mbrohet nga Vangjel Dulja. Këta të dy, më së paku duhet të mbrojnë elektoratin e tyre dhe nëse atë nuk e mbrojnë dot me politikë, nuk ka nevojë ta mbrojnë me konflikt rajonal.
Është e pakuptueshme sesi një parti si PBDNJ, ka më shumë problem çështjen çame sesa të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe sesi partia e çamëve ka më shumë qejf të gricet me Vangjel Dulen, sesa të bëjë hapa real në zgjidhjen e çështjes çame.
E kuptoj që një muaj para zgjedhjeve duan të tregojnë muskujt, por ky është një sherr i tepërt për raportet dhe ashtu shumë dyshues mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Së dyti, të dyja partitë duket se kanë sjellje të ndryshme politike me votuesit nga objektivi që kanë shpallur. PBDNJ e Dules ka një problem seriozë me votuesit e pakicës greke dhe ka zhdukur thuajse fare votuesit e pakicave të tjera. Pakica greke është e ndarë dhe po bëhet gjithnjë e më tepër luajale me dy partitë e mëdha shqiptare. Aq jo ideologjike është si parti ajo sot, sa askush nuk e kupton më kush e mbështet PBDNJ-në e kush Megën.
Fjala vjen, në zgjedhjet e kaluara lokale në Sarandë, PBDNJ ishte në koalicion formal me PS-në ndërsa Mega me PD-në. Realisht më shumë votues të MEGA-s votuan Stefan Çipën dhe më shumë votues të PBDNJ-së votuan kandidatin e PD-së. E njëjta situatë është dhe tani. Dule ka bërë aleancë formale me të majtën në Finiq, ndërsa Kokëdhima mbështet kandidatin e Megës. Në Dropull po ashtu, Tavo është më afër kandidatit të Megës sesa atij të Dules. Në Himarë PD është më afër kandidatit të Dules, sesa kandidatit të saj.
E gjithë kjo tregon se votuesi i pakicës greke në Shqipëri është duke kërkuar më shumë luajalitet me dy partitë e mëdha shqiptare për të qenë në pushtet, sesa tek qëndrime të skajshme radikale të PBDNJ-së. Kjo duhet të jetë një kambanë alarmi që duhet të orientojë politikisht Dulen dhe Kiçon. Votuesit e tyre duan luajalitet me partitë politike në Shqipëri dhe jo betejë me teza radikale, për tu bërë më fanatik se grekët ndaj çështjes çame. Kjo rrezikon ta dëmtojë PBDNJ-në dhe Dulen dhe ta defaktorizojë atë padrejtësisht. Dule është nga politikanët e mirë të këtij vendi, i cili për çudi është më logjikë dhe i pranueshëm kur flet për skenën politike shqiptare, sesa kur flet për partinë e tij. Nëse ka një shans të rritet, ai duhet të lexojë votat dhe dëshirat e pakicës greke në Shqipëri, e cila në Dropull në zgjedhjet e fundit, e shpërndau votën në pesë kandidat, duke i bërë të gjithë të parëndëishëm. Nëse do kishin qejf radikalizimin, do ishin të gjithë votues të Dules. Por, ata më së paku votuan për të.
Këtë sjellje jo politike ndaj votuesit ka dhe partia e çamëve. Deputetët e saj nuk janë deputet aq shumë si luftëtarë të çështjes çame, por si njerëz me ndikim në zonën ku kanë kandiduar. Ata kanë fituar kryesisht si biznesmenë dhe pas kësaj kanë ngritur dhe çështjen çame, duke e bërë atë të rëndësishme në prezencën në Kuvend. Në një farë mënyre Idirzi ka bërë të kundërtën e Dules. Dulja ka hequr nga partia të gjithë faktorët e rëndësishëm, duke ngelur vetëm dhe duke u detyruar të bëhet radikal. Idrizi ka kandiduar çdo njeri që është faktor i rëndësishëm, kryesisht biznesmen, por që është gati të jetë dhe veprimtarë i çështjes çame. Problemi është se me këtë stil, Idrizi ka arritur të rrisë prezencën e komunitetit çam në politikën shqiptare, ndërsa Dulja ta ul, edhe pse votat, as njëri e as tjetri nuk i kanë marrë me politikën që duhet të bëjnë ndaj pakicave respektive.
Së fundmi, në klimën e krijuar në vend, supermazhoranca e re socialiste, përfshi edhe çamët, duhet të bëjë kujdes të jetë tolerante ndaj pakicës greke dhe sidomos Dules, qoftë dhe për arsyen e vetme se ne e kemi detyrim t?i kemi ata të përfaqësuar në Kuvend. Edhe pse ka disa deputet të tjerë nga pakica greke në radhët e partive të mëdha, ne duhet të jemi më tolerant me PBDNJ-në dhe krizën e përfaqësimit të faktorit grek në politikën shqiptare. Të njëjtin kujdes duhet ta ketë dhe Athina, e cila nuk ka pse hedh sytë vetëm tek ata që sillen si radikal në Shqipëri, por tek secili grek që arrin të përfaqësohet si i tillë në këtë vend, pa qenë nevoja të duket si propagandist sillogjesh.
Konflikti Idrizi-Dule është tërësisht artificial dhe nuk duhet marrë seriozisht, ngaqë është fushatë elektorale. Por kam frikë se dhe këtu gabojnë. Ata që votojnë Dulen, nuk kanë hall ç?mendon ai për çamët dhe ata që votojnë Idrizin nuk kanë hall ç?mendon ai për Dulen. Dulja dhe Idrizi më shumë duan t?i hyjnë në zemër Athinës dhe Tiranës, sesa votuesve të tyre. Hall është dhe ky, por jo për tu marrë seriozisht.
Ed Rama pati bere nje premtim qe ishte vertet shume i lehte ...
Nga Grida Shqina (Duma)Linda dhe u rrita në qytetin tim me h...
Nga Selami XhepaTashmë po bëhen më shumë se pesë vite që eko...
Nga Kastriot ISLAMIDuhen lene te ecin ne DREJTIMIN E DUHUR s...
Nga Marin MEMAShteti Turk para te gjithash duhet te njohe sh...
Një nga revistat më me ndikim në botën e marrëdhënieve ndërk...
Nga Kastriot MyftarajPikërisht në një vizitë zyrtare të Pres...
Nga Artan FugaParadokset dhe alogjizmat e sistemit tonë poli...
Në artikullin e analistit Edward Joseph, thuhet se derisa Qe...
Nga Artan FUGA Unaza nga Ekspozita deri te Pallati me Shigje...
Nga Leonard OLLI Edhe pse fushata për zgjedhjet vendore nuk ...
Nga Andi BUSHATI Si rrallë ndonjëherë OSBE dhe Këshilli i E...
Nga Artin HALILI A eshte gazetaria dhe gazetaret ne rrugen ...
Rruga “Pero Ilievski” dukej të hënën si të ishte goditur nga...
Nga Kastrot MyftarajE meriton të quhet Komandant “Facebook”-...
“Pamjet bashkangjitur deshmojne per dhunen shtazarake ushtar...
Nga Mero Baze Njëzetë e dy të vrarë dhe dhjetra të plagosur,...
Nga Baton HAXHIU Një skenar i njohur. Asnjë risi nga ajo që...
Nga Artan FUGA Degjova pardje nje ambasador te nderuar te nj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...