web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FIKS FARE/Kreu i ZSHDA, Evien Dako kapet ne konflikt interesi, i sherben dhe vendos gjoba me ish-shefin e tij Zamir Sukniqi

21 Maj 2015, 18:20, Aktualitet CNA

Evien Dako kreu i ZSHDA kapet ne konflikt interesi dhe duke punuar per interesa korruptive dhe klienteliste te ish-eprorit te tij Zamir Sukniqi.

Ne foto kreu i ZSHDA, kur punonte dhe fliste ne emer te AMP, Agjensise se Mbrojtjes se Producenteve, ku Zamir Sukniqi eshte drejtues. Por sot Sukniqi vepron nepermjet nje tjeter kompanie kete here e ka bere sh.p.k., perdor ish vartesin e tij per presion dhe gjoba, Kerkon 5 mije euro ne zyrat e shtetit. t nga Zamir Sukniqi i cili zoteron edhe 50 perqind te aksioneve si pronar i Albatrade Plus.

Evian Dako sot drejton ZSHDA, dje ishte vartes i Sukniqit.

Fiks Fare, ka zbardhur te plote skandalin, duke faktuar me video dhe dokumenta menyren si perdoret Dako dhe stafi i tij nga Zamir Sukniqi. cityfm.al siguron nje pjese te bisedes dhe denoncimit.

Ja ballafaqimet dhe faktet e plota transmetuar ne Fiks Fare:

Përfaqësuesi i radios ? Ju e keni nisur me datë 7 dhe më thërrisni me datë 10. Minimumi dy javë kohë të le në gjykatë. Dhe dje për sot. Shiko dje ka vajtur te posta në Korcë.

Drejtori i ZSHDA-së – Mirë të kërkoj ndjesë, ke të drejtë.

Përfaqësuesi i radios ? Nuk mund të më çojë mua një institucion shkresën e para njëherë sot për nesër se është skandaloze, është e turpshme. Njoftohem dje pasdite në orën tre dhe më thua hajde nesër në ballafaqim se do hash gjobë.

 

Albatrade Plus – Radio është përdorues i katalogut Universal Sony. Unë kam kryer një takim me zoterine ku ramë dakort paraprakisht për një marrveshje e cila nuk u realizua.

 

Përfaqësuesi i radios ? Jam i gatshëm të kryej çdo detyrim ligjor që më kërkon shteti, por problemi ka lindur këtu, që në takimin që kam pasur me zonjën, mënyra e pagesës më është trajtuar sikur unë do të ble domate, gjizë, gjalp, panxhar.

 

ZSHDA – Dmth mos marrveshje për tarifat?

 

Përfaqësuesi i radios ? Jo, jo nuk është ashtu. Biseda ka qënë: është 200 euro për ty po e bëj 100 euro. Propozimi per muziken shqiptare eshtë 100 mijë lekë do ta bëj 50 mijë leke për ty.

Nga ana tjetër i kam çuar shkresën zyrtarisht ku i kam kërkuar: Më çoni kopjen e licensës tuaj të marrë në institucion shtetëror që ju keni të drejtë të vini të kërkoni të ardhura tek unë. Dhe pyetja e shkresës ka qenë: më thoni ku i keni miratuar tarifat, cili është moduli që ti më tarifon.

 

Albatrade Plus – Jo tarifa, nuk kam tarifa unë. Ti duhet të më paraqesësh playlist e gjithë programacionit? në bazë të play listës?.

 

Përfaqësuesi i radios ? Zonja nuk më ka kërkuar play liste, përkundrazi unë i kam thënë më jep të drejtën e këngëtarëve për play listen dhe listën që ti ke të drejtë, çfarë kënge ke ti. Janë një milion këngë? Më sill listën e njëmiljon këngëve që ti ke të drejtat që unë të jap..

Albatrade Plus – Ti kam sjell, me e-mail.

 

Përfaqësuesi i radios ? Jo jo nuk mi ke sjelle dhe nuk më ke kthyer përgjigjie. Pse nuk më ke kthyer përgjigjie?

 

Albatrade Plus – Se do të takoheshim këtu.

 

 

 

 

Zamir Sukniqi – Unë jam pronar  i Albatrade Plus.

Përfaqësuesi i radios ? Zamir Sukniqi?

Zamir Sukniqi ? Po.

 

Zamir Sukniqi – Albatrade Plusi nuk shpërndan play lista, por mban materiale me vlera dhe ja ven në  dispozicion çdo subjekti që është i interesuar për t?i transmetuar.

 

Përfaqësuesi i radios ? ZSHDA ju jeni në një problem tjetër vetë si institucion pasi jeni ne tejkalim të ligjit.

Përfaqësuesi i radios ? Sepse vete ju nderhyte  përpara se ne të konsumonim komunikimin zyrtar, pasi te shkembenim infot dhe dokumentat  duhet të ndërhynit për të na zgjidhur çështjen e mosmarrëveshjes.

 

Përfaqësuesi i radios ? Unë i kam bërë një letër subjektit përkatës Albatrade plus, nga e cila nuk kam marrë përgjigje.

 

Përfaqësuesi i radios ?  Që është më e rëndësishme akoma jeni në  konflikt interesi.

Jo juve. Por drejtuesi i institucionit që ka qenë pak vartës i zotërisë. Tek AMP.

Përfaqësuesi i radios ? Pse unë duhet të paguaj 200 Euro në muaj në Korçë?

 

Zamir Sakuniqi ? 5 mije ore sepse dua unë.

Përfaqësuesi i radios ? 5 mijë! Më sill këngët te t?i heq këngët. Më sill cilat këngë.

 

Zamir Sukniqi ? Të t?i sjell ti t?i heqësh! Ti ke vjedhur tash dy vjet! Tre vjet!

 

Përfaqësuesi i radios ? Nuk i kam vjedhur. Nuk më ke njoftuar. Nuk e kam ditur se ti ekziston dh eke te drejta. ZHDA me ka thene me shkrese jeni pa license.

 

Përfaqësuesi i radios ?M?i jep ato 5000 këngë që nuk do dhe nuk t?i transmetoj unë.

Unë nuk transmetoj muzikën e këtij fare. Ku e di unë çfarë këngësh ka ky zotëria. Unë jam vënë në dijeni në Mars qe ky ekziston. ZSHDA me shkrese me thote nuk kane license do ju themi ne.

Përfaqësuesi i radios ? Unë nuk kam thënë që nuk paguaj. I kam thënë edhe zonjës, po patjetër por më sqaro ligjërisht. Pse duhet të të paguaj!

 

Keta jane qesharake kërkojnë në maj kontratë një vjeçare kur mua liçenca në AMA më mbaron në shtator.

 





Lajmet e fundit nga