web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Senca ndaj Palokës/ Avokati: Nuk ka shpifje, të rrëzohet padia. Paloka: Qeveria ka lidhje me krimin

19 Maj 2015, 12:01, Aktualitet CNA

Gjykata e Lartë ka vendosur datën 29 maj për të dhënë konkluzionet mbi padinë e ngritur nga Kryeministri Rama ndaj deputetit Demokrat Edi Paloka. Padia ndaj tij është ngritur mbi bazën e shpifjes.

Pas përfundimit të seancës, avokati i deputetit Paloka ka deklaruar se çështja në fjalë duhet të pushohet, pasi klienti i tij nuk ka shpifur në asnjë moment.

Ndërsa vetë i akuzuari, Edi Paloka, ka thënë se ka fakte që qeveria është e implikuar me krimin. Ai kërkoi që kryeministri të kryejë testin e drogës.

?Kemi fakte që provojnë se qeveria  është e përfshirë me krimin.  Me Edi Ramën Kryeministër krimi do të lulëzojë. Lidhjet e tij me krimin tashmë janë publike. I kam kërkuar autoriteteve të marrin si prova edhe tablatet e telefonit të kryeministrit si dhe kryerja e testi të drogës?, tha Paloka





Lajmet e fundit nga