web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tiranë/Ambientalistet: Të respektohen korsitë e bicikletave

15 Maj 2015, 09:06, Sociale CNA

Shoqata të ambientalistëve sot së bashku me 50 gjimnazistë të shkollës ?Ismail Qemali? ne Tirane dolën në një  aksion për ndërgjegjësimin e qytetarëve përdorues të makinave, qe të respektojnë korsitë e biçikletave.

Megjithëse projektet e rrugëve tona i kanë lënë pothuajse të jashte vemendjes korsitë e biçikletave, mbi 200 shoferë kishin bllokuar korsitë e tyre në shume segmente rrugore të Tiranës si, ?Rruga e Elbasanit?, Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit, Sheshi ?Skënderbej?, zona e ish-Bllokut, zona e Bankës Kombetare, ?Rruga e Dibrës?. Atyre iu komunikua direkt dhe nëpërmjet fletëpalosjeve qe te respektojne korsite e bicikletave dhe ciklisteve.

Kjo nismë, thonë anëtarët e shoqatave ekologjike, do të vazhdojë edhe ne ditet e ardhshme.





Lajmet e fundit nga