web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një rrugë që nuk zgjidh asnjë problem

14 Maj 2015, 17:05, Sociale CNA

 

Po bëhet e qartë tashmë që prishjet në rrugën ?Dom GJon Buzuku?, nuk kanë qenë prishje për të rregulluar problemin e trafikut, por thjesht kapriço të drejtuesve të pushtetit lokal dhe njerëzve që qëndojnë pas tyre, për të dëmtuar një komunitet të gjerë që jeton aty. Shkaqet mësohen të jenë , siç kemi bërë me dije edhe në shkrimet e mëparshme, politiko- fetare. Me gjasë ka edhe intresa të tjerë për ndërtim pallatesh, nga njerëz të afërt me pushtetin aktual.
Ndërkohë që hapet rruga e mësipërme, mbyllet aksi i deri tanishëm, i cili shkonte pas poliklinikës dhe dilte tek vendi i quajtur ?5 dyqanet?, pra e njëjta gjatësi dhe pothuajse i njëti vendmbërritje, si në rrugën e parë që u mbyll ashtu edhe në të dytën, me një diferencë më pak se 50 metro njëra nga tjetra. Madje, rruga e parë ishte më e dobishme pasi, nëpërmjet kësaj rruge qytetari mbrrinte më shpejt në institucionet e atjeshme si, tatimet, bashkia, gjimnazi etj.
Një investim kryhet, për të ndryushuar cilësisht për mirë jetën e qytetarit, pra: që të hapen vende pune, të kryhen më shpejt shërbimet e ndryshme dhe të shmanget trafiku i ngarkuar. Asnjë nga këto përfitime nuk do të ketë qytetari i Korçës me ndryshimin formal të rrugës ?Don Gjon Buzuku?,pra as trafiku nuk lehtësohet, as afër institucioneve nuk shkohet dhe as punësimi realizohet. Përkundrazi disa biznese të rëndësishme mbyllen, siç janë biznesi i mishit apo ai i shitjes së kafshëve të cilët kishin krjuar klientelë të suksesshme por që duket se nuk shiheshin me sy të mirë nga pushteti aktual lokal. Ashtu siç nuk shihen të gjitha bisneset e komuniteti mysliman nga kryetari aktual dhe ai i kaluar i bashkisë Korçë.
Si përfundim, sipas mendimit tim, ky investim është i padobishëm nga ana ekonomike, madje korruptiv, së dyti është me prapaskenë të qartë fetare, së treti vështirëson qasjen e qytetaëve ndaj disa institucioneve të rëndësishme lokale dhe qëndrore .

Erget Cenolli





Lajmet e fundit nga