Ministria e Brendshme hap portal kundër hakerave
Më urdhërin e Ministri Saimir Tahiri, Ministria e Brendshme ...
Ligji për hapjen e dosjeve të spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, i miratuar disa ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ka pësuar gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare disa ndryshime radikale dhe thelbësore, krahasuar me variantin e parë që paraqiti ish-ministri, Erion Veliaj. Deputetët shqiptarë, gjatë shqyrtimit të nismës në Kuvend, riformuluan dhe ndryshuan shumë nene, në funksion të mbrojtjes së të kaluarës së tyre.
Ligji ka përcaktuar qartë kategoritë që kanë të drejtë të kërkojnë informacion dhe sipas tij, çdo person ka të drejtën të informohet mbi dokumentet e ish-Sigurimit kur ai ka cilësinë e të prekurit, palës së tretë, bashkëpunëtorit apo të favorizuarit të ish-Sigurimit të Shtetit, ose është një përfaqësues me prokurë i këtyre të fundit. Po ashtu, të drejtën për t?u informuar mbi të kaluarën e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit e kanë institucionet shtetërore kur kërkohet për qëllime të hetimit dhe ndjekjes penale, apo pastërtisë së figurës së kandidatëve.
Të prekurit
Ata që kanë të drejtën kryesore për të hapur dosjet janë personat e prekur nga ish-Sigurimi i Shtetit apo palët e treta. Sipas nenit 21, informacioni i marrë nga Autoriteti për hapjen e dosjeve përmban një përshkrim të dokumenteve ekzistuese dhe të përgatitura për personin e prekur dhe një riprodhim të thelbit të përmbajtjes së tyre. Ata kanë të drejtë të njihen dhe me emrin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit që kanë mbajtur pseudonime, nëse këta të fundit kanë qenë mbi 18 vjeç në atë kohë. Ligji kufizon përdorimin e të dhënave në dëm të palëve të prekura kur ato janë marrë në mënyrë të jashtëligjshme. Po ashtu, emrat nuk mund të publikohen kur gjykata vendos se dëmtohen hetimet apo në rastet kur rrezikohet siguria kombëtare.
Të afërmit e të vdekurve
Një tjetër kategori që ka të drejtë të informohet mbi dosjet janë dhe të afërmit e personave që janë zhdukur apo vdekur. Këtu futen: bashkëshortët, fëmijët, prindërit, nipat e mbesat, vëllezërit e motrat, fëmijët e vëllezërve dhe motrave të të vdekurve apo zhdukurve. Informacioni u vihet në dispozicion vetëm për rehabilitimin e tyre apo thjesht për t?u informuar mbi atë se çfarë u ka ndodhur. Gjithashtu, të afërmit duhet të faktojnë lidhjen me personin. Informacionet nuk zbulohen kur vetë personi para vdekjes është shprehur me shkrim që ato të mbeten sekrete.
Zyrtarët
Me procesin e hapjes së dosjeve janë një sërë zyrtarësh që rrezikojnë të zbulohen që kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas ligjit, çdo institucion ka të drejtë të informohet mbi pastërtinë e figurës së punonjësve të tyre. Dosjet hapen kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacionit përkatës, të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t?u emëruar ose ngritur në detyra, të ndryshme, duke filluar që nga Presidenti i Republikës, ministrat, gjyqtarët dhe çdo person i dekretuar nga kreu i shtetit, etj. Po ashtu dosjet hapen kur kërkohen nga kandidatët për deputetë gjatë fushatës zgjedhore apo subjektet politike për të vërtetuar pastërtinë e figurës së tyre.
Më urdhërin e Ministri Saimir Tahiri, Ministria e Brendshme ...
Sot është Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së K...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ishte sot ...
Deklarata e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe biznes...
Parlamenti Europian i bëri thirrje, ditët e fundit, qeveris...
Rreth një mijë hektarë në zonën e Vlorës janë infektuar nga ...
Raporti i Save the Children mbi “Situatën e Nënave në Botë, ...
Koncepti i Maturës Shtetërore për vitin e ri shkollor 2015-2...
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e qeverisë së...
Dy motra binjake nga Patosi i Fierit, që u larguan nga Shqip...
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të ...
Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë...
NEW DELHI/LONDËR – punonjësja për zhvillim, gjermania Caroli...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ftoi ditën e sotme, të gjith...
Sadete Kurti sapo ka nisur endjen në tezgjah të një qilimi t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...