web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD e Gjirokastrës, letër ndërkombëtarëve: Monitoroni zgjedhjet në Lazarat

14 Maj 2015, 11:09, Aktualitet CNA

Dega e PD-së në Gjirokastër, përmes një letre drejtuar faktorit ndërkombëtar, kërkon monitorimin e procesit zgjedhor, duke pretenduar se policia po përdoret politikisht nga qeveria dhe po krijon panik ndër qytetarët.
Sipas asaj që shkruajnë demokratët e Gjirokastrës, policia po kryen kontrolle të vazhdueshme dhe arrestime, madje po detyron banorët të largohen duke qenë se janë mbështetës të së djathtës. Bëhet fjalë për postblloqet e ngritura në hyrje e në dalje të Lazaratit, një komunë që përveç kultivimit të kanabisit, në të kaluarën, njihet edhe për mbështetjen e plotë që i jep PD-së. ?Lazarati, komunë me 5 mijë banorë po shpopullohet?, thuhet në letrën e PD-së së Gjirokastrës ku shtohet se kontrollet po krijojnë një atmosferë dhune dhe tension të panevojshëm.





Lajmet e fundit nga