web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjedhja e energjisë/ Policia arreston 7 persona, në kërkim 9 të tjerë

11 Maj 2015, 17:51, Kronika CNA

Edhe gjatë javës që lamë pas , ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar kanë vepruar çdo ditë 75 grupe të përbashkëta Polici ? OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 4.585 raste .

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 20 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 7 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Janë shpallur në kërkim 9 persona, ndiqen në gjendje të lirë 4 persona, si dhe ndiqet nëgjendje të lirë një faturist në Shkodër.

Po gjatë javës që lamë pas janë ndërprerë 1.356 lidhje të abonentëve debitorë dhe 20 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 69 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.





Lajmet e fundit nga