web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Britani/Triumfojnë konservatorët

8 Maj 2015, 07:20, Kosova & Bota CNA

Kryeministri konservator në Britaninë e Madhe, David Cameron shpreson të qeverisë me një mazhorancë të qëndrueshme pas exit polleve që i japin atij kryesim të pastër në zgjedhjet e 7 Majit për parlamentin. Rezultatet e pritshme i japin kosnervatorëve 329 vende në parlament, mjaftueshëm për të formuar një shumicë të brishtë, por shumicë, në dhomën e përfaqësuesve. Kryeministri tha se ishte shumë herët për të folur, pasi priten rezultatet finale, mirëpo ai shpreson të formojë qeverinë. Laburistët pothuajse janë fshirë nga lista e rezultateve në Skoci për shkak të mbështetjes që i është dhënë partisë Nacionaliste Skoceze dhe kanë rezultate të dobëta në Angli dhe në Uells. Liberaldemokratët duket se do të marrin vetëm 8 deputetë ndërsa disa përafqësues të vjetër të tyre duket se kanë humbur në zonat respektive.
Parashikimet pas përfundimit të zgjedhjeve, me gjysmën e votave të numëruara, i vendosin konservatorët të parët me 329 vende, laburistët me 233, liberaldemokratët me 8, skocezët me 56 vende, Ukip dy e të tjerët 19. Lideri i opozitës së deritanishme, që duket se do të qëndrojnë në opozitë, Ed Miliband tha se ka qenë një natë e vështirë dhe zhgenjyese për laburistët. Edhe Nick Clegg i liberaldemokratëve e cilësoi daljen e rezultateve të para si një natë mizore dhe ndëshkuese. ai pritet të bëjë një deklaratë për të ardhmen e tij në parti më vonë.
Antieuropianët e UKIP kanë rezultate të mira në Angli por lideri i tyre mund të humbasë vendin në parlament.
Ndërkaq, Cameron pothuajse mbajti një fjalim fitoreje ndërsa rikonfimroi mandatin e tij në Ëitney, ku ai ka ritheksuar qëllimin e tij për të vijuar me referendumin që do të vendosë për të ardhmen e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian dhe për kompletimin e planit ekonomik të konservatorëve. ?Qëllimi im është i thjeshtë?, të qeveris mbi bazën e kujdesit për të gjithë në Mbretërinë tonë të Bashkuar?, tha ai, duke shtuar se dëshiron të bashkojë vendin.
Me pak fjalë, Cameron e ka përshkruar qëllimin e qeverisjes së ardhshme, si krijimin e një manteli të vetëm atë të një kombi, së bashku me Uellsin e Skocinë, të një mbretërie.Liderë të lartë të konservatorëve kanë pohuar se atyre iu është dhënë një mandat i qartë për të vijuar punën e nisur pesë vjet më parë, dhe ata do të ndjekin ato që i cilësuan instruksione të qarta të pubvlikut britanik.





19:41 Kosova & Bota

Protestë në Shkup

Qindra banorë u mblodhën të martën në orët e mbrëmjes para s...

Lajmet e fundit nga