web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thaçi- Schneider/ Bashkëpunim për investime në Kosovë

4 Maj 2015, 18:03, Kosova & Bota CNA

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci, pohon se Luksemburgu ka qenë  një donator i madh këto vitet e fundit dhe se marrëveshjet në të ardhmen do të intesifikohen për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës për qytetarët kosovarë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Thaçi, nëpërmjet statusit të tij Facebook konfirmon vizitën e tij në Luksemburg  dhe shprehet se ?Në Luksemburg u takova edhe me Ministrin e Bashkëpunimit, Romain Schneider, me të cilin bisedova për projektet që do të krijojnë vende të reja të punës dhe do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës. Qeveria e Luksemburgut ka qenë donator i madh këto vitet e fundit dhe ne shpresojmë për një marrëveshje të re kornizë për të rritur angazhimin e këtij shteti në Kosovë. HTH?, qe postimin e tij e ilustron me disa foto./ATA





Lajmet e fundit nga