web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

NEPAL/ 101-vjeçari gjendet i gjallë nën rrënoja, tetë ditë pas tërmetit!

3 Maj 2015, 17:40, Kosova & Bota CNA

Një  person 101-vjeçar u nxorr sot i gjallë nga rrënojat e një shtëpie në Nepal, tetë ditë pas tërmetit shkatërrimtar prej 7,9 ballë të shkallës Rihter që ka shkaktuar deri tani mbi 7 000 viktima. Lajmi u bë i ditur nga policia nepaleze.

?I moshuari u gjet sot dhe u shtrua në spital?, saktësoi Arun Kumar Singh, përgjegjës lokal i policisë.

Ndërkohë, po sot, Ministria nepaleze e Financave, njoftoi se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë nga ai i deklaruar deri tani.





Lajmet e fundit nga