web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

XHAKARTA – Indonezia ekzekuton tetë persona pavarësisht presionit ndërkombëtar

29 Prill 2015, 19:03, Kosova & Bota CNA

Indonezia ekzekutoi tetë persona të akuzuar dhe të shpallur fajtorë për trafik droge duke sfiduar thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për mëshirë.

E dënuara e nëntë, një nënë filipinase me dy fëmijë, nuk u ekzekutua për shkak të rifillimit të procesit gjyqësor nëse ka qenë apo jo viktimë e trafikut të qenieve njerëzore apo një trafikante droge.

Tetë të dënuarit e tjerë u qëlluan nga një skuadër pushkatimi në orën lokale 00:34 në ishullin Nusakambangan.

?Të gjithë u deklaruan të vdekur rreth orës 01:00?, njoftoi televizioni Metro TV.

Shtatë nga të ekzekutuarit ishin të huaj. Ekzekutimi i tyre ngjalli protesta në vendet e origjinës, Australi, Brazil dhe Nigeri.

Amnesty International dënoi menjëherë ekzekutimet dhe kërkoi ndalimin e ekzekutimeve të tjera./ATA





Lajmet e fundit nga