web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jahjaga: Trajtim jo i barabartë i grave dhe vajzave në shoqëri

20 Prill 2015, 12:47, Kosova & Bota CNA

Gjatë konferencës ?A jam e barabartë në shoqërinë kosovare?, ku ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi sot se gratë dhe vajzat ende nuk kanë trajtim të barabartë në shoqëri.

?Është e vërtetë, kemi ndërtuar një infrastrukturë ligjore të avancuar, por kemi ende shumë punë për të bërë si institucione dhe si shoqëri që t?i jetësojmë ato në praktikë dhe vetëm atëherë ne mund të themi që Po, gratë dhe vajzat janë të barabarta në shoqërinë tone. Në çdo pozitë që kam ushtruar, e kam konsideruar pjesëmarrjen e gruas dhe fuqizimin e rolit të saj qendror për avancimin e shoqërisë. E kam parë jo vetëm si përmbushje të të drejtave të dala nga ligjet dhe nga Kushtetuta e vendit, apo përmbushjes së një të drejte morale.

Ne si shoqëri kemi hedhur hapa të konsiderueshëm në avancimin e rolit të gruas në shoqëri, por ky progres mbetet ende i ulët veçanërisht kur kthehemi dhe shohim shifrat. Prandaj jam e bindur se së bashku, si shoqëri dhe institucione, do të ndërtojmë mekanizmat e duhur institucionalë, ligjorë e shoqërorë, që do garantojnë mbrojtjen dhe përmbushjen e të drejtave të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë?, tha Jahjaga.





Lajmet e fundit nga