web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i Popullit: Qytetarët të mos bien pre e mashtruesve

20 Prill 2015, 08:36, Aktualitet CNA

?Mos bini pre e mashtrimeve?, është apeli që Avokati i Popullit, Igli Totozani i drejtoi të hënën qytetarëve shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian.

Përmes një njoftimi për shtyp, Totozani shprehet i shqetësuar për situatën e krijuar në vend, lidhur me largimin e qytetarëve nga vendi me qëllim kërkimin e azilit.  ?Prej më shumë se një viti Avokati i Popullit po ndjek me shqetësim të madh largimin e qytetarëve nga vendi. Këtë shqetësim Avokati i Popullit e ka ndarë me Parlamentin dhe qytetarët qysh një vit më parë, nëpërmjet një raporti të posaçëm ku analizohen me përgjegjësi shifrat dhe shkaqet e këtij fenomeni që po merr përmasa alarmante sot?, theksohet në njoftim.

?Avokati i Popullit, lexohet më tej në njoftim, nxit autoritetet shtetërore ta trajtojnë me shumë kujdes, përgjegjshmëri dhe humanizëm këtë fenomen për të kuptuar shkaqet reale social-ekonomike që shtyjnë në këtë lëvizje masive.

Njëkohësisht, Avokati i Popullit i bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e atyre që përfitojnë në mënyrë të paskrupullt duke mashtruar shqiptarët për mundësi azili në vendet perëndimore, mundësi të cilat sikundër është përmendur nga ambasadorët e vendeve perëndimore, nuk ekzistojnë?, përfundon njoftimi i AP-së





Lajmet e fundit nga