web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Qytetarët zgjodhën si kandidat mjekun Halim Kosova, nuk donin një politikan

16 Prill 2015, 16:18, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot kandidatin zyrtar për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova. Në fjalën e tij Basha është shprehur se kanë qenë qytetarët ata që kanë zgjedhur një mjek dhe jo një politikan.

?Është momenti i qytetareve. Ne vetëm njoftuam se do ishim ketu dhe qytetaret kane ardhur për t?u bashkëngjitur një ngjarje me rendësi për ta. Ky entuziazëm i ka kaluar kufijtë e Tiranës. Kam ardhur ketu me prani te figurave te nderuar te qytetit tone per te njoftuar një vendim që nuk i takon vetem PD, por që bucet fuqishëm nga zëri i mijëra e mijëra qytetare te tiranes te cilët kanë folur e po flasin e që me zërin e tyre kane dashur ti besojnë qytetin e tyre duke zgjedhur një mjek jo një politikan.

Një njeri që u ka shërbyer qytetareve njerëzve ne nevoje si mjek, e që tani behet gati tju shërbejë si kandidat i tiranes, duam një mjek jo një politikan thotë zëri i qytetareve?, u shpreh Basha.





Lajmet e fundit nga