Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Kastriot Myftaraj
Përzgjedhja simbolike që bëri Ismail (Ballist) Morinaj, që mesazhin e parë publik të tij pas kthimit nga Beogradi ta bëjë për Klubin e natës ?Moska? në Tiranë, me një video të publikuar edhe në Youtube (Ballist Morina for MoscoëClubTirana, duke marrë parasysh edhe përmbajtjen e mesazhit të tij të cilin e kam analizuar, është një fakt shtesë kuptimplotë që tregon se Ismail Morinaj është një agjent serb i cili vepron sipas një skenari të mirëprgatitur që nuk ka përfunduar me dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Përzgjedhja simbolike moskovite e Morinajt, e kqyrur në kontekstin e të gjithë fakteve që tregojnë se ai nuk mund ta ketë ngritur dronin pa bashkëpunim me serbët, ose më saktë tregojnë se ai thjesht e ka marrë përsipër ngritjen e dronit si akt, zbulon se operacioni special i luftës psikologjike të shërbimeve inteligjente serbe, në bashkëpunim me ato ruse, dhe me Morinajn si protagonist, vetëm sa ka nisur në 14 tetor, në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Skenarit vazhdon te zbatohet pjesë-pjesë.
Shërbimet e fshehta serbe e përdorën shfaqjen e Morinajt në Klubin ?Moska? të Tiranës për të testuar se deri ku shkon naiviteti kolektiv te shqiptarët. Pra, a do ta kuptojnë shqiptarët ose jo se Morinaj bën lojën e Serbisë. Dhe varësisht kësaj do të bënin lëvizje të tjera. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se Morinaj me mesazhin e tij për Klubin ?Moska? i bëri shqiptarët Moskarë Autochthonous! Aq më tepër e parë e gjithë kjo nën dritën e fakteve të shumta që tregojnë se ai nuk mund ta ketë ngritur dronin pa bashkëpunuar me serbët.
E kam thënë se shërbimet inteligjente serbe me operacionin e dronit me banner në ndeshjen Serbi-Shqipëri kishin një qëllim të shumëfishtë. Një nga qëllimet ishte që të dublohej flamuri kombëtar shqiptar ai kuqezi. Serbët, të cilët vetë praktikisht nuk kanë një flamur kombëtar historik, se këtë flamur që kanë sot e kanë krijuar në shekullin XIX, ua kanë zili shqiptarëve flamurin historik, flamurin e Skënderbeut. Prandaj serbët në ndeshjen Serbi-Shqipëri sajuan shfaqjen me dron të një banneri të cilin e quajtën ?Flamuri i Shqipërisë së Madhe?, duke nënkuptuar me këtë ?Flamuri i Shqipërisë Etnike? Pra, një tjetër na qenka flamuri kombëtar shqiptar, është edhe flamuri i shtetit shqiptar, dhe një tjetër është flamuri i Shqipërisë Etnike që është flamuri i zi i dronit, me hartën e Shqipërisë Etnike ku gjendet edhe Sanxhaku të cilin nuk e kanë kërkuar në 1912 Ismail Qemali dhe Isa Boletini, kur shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Askush nuk e nënshkroi deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë si përfaqësues i Sanxhakut. Data 28 nëntor 1912 dhe portretet e dy etërve themelues të shtetit qenë vendosur në banner për të kompromentuar aspiratën historike të Shqipërisë Etnike e cila u zyrtarizua me hartën me kufijtë e Shqipërisë që Ismail Qemali dhe Isa Boletini i dërguan Konferencës së Fuqive të Mëdha në Londër, që ishte mbledhur për të përcaktuar kufijtë.
Shumëfishimi i bannerit të dronit si simbol nga ana shqiptarëve naivë, çka pati si pasojë që praktikisht të dublohet flamuri kombëtar shqiptar, është arritja më e madhe historike që ka pasur Serbia në luftën psikologjike kundër kombit shqiptar. Aq sa tani praktikisht banneri i dronit mund të quhet flamuri i dytë kombëtar shqiptar. Kjo është vetëm njëra anë e arritjes serbe. Ana tjetër është se shfaqja e bannerit me u pasqyrua nga e gjithë media botërore, televizione, gazeta, portale etj. Ky ishte padyshim një lajm global. Tashmë bota mendon se shqiptarët kanë dy flamurë kombëtarë, një atë historik dhe një atë të dronit, i cili na qenka flamuri i Shqipërisë së Madhe, apo Etnike, i ngjashëm me flamurin e zi t ISIS. Nëse opinioni i gjerë global mjaftohet vetëm me përshtypjet, zyrat e specializuara nxjerrin përfundime mbi këto gjëra dhe reagimin entuziast masiv të shqiptarëve.
Tashmë, përballë fakteve, naiviteti i adhuruesve të sinqertë të Morinajt është shndërruar në krim, në tradhti kombëtare. Këtu nuk flas për serbofilët dhe arabët shqipfolës të cilët shtiren kinse entuziastë se urrejnë flamurin kombëtar shqiptar dhe kënaqen kur shohin flamurin e zi, ndonëse për arsye të ndryshme. Këtu flas për shqiptarët e sinqertë të cilëve u them: O shqiptarë, mjaft lejuat që t? ju vënë në lojë si Moskarë Autochthonous!
Nuk ka asnjë lajm në median botërore të madhe, asnjë deklaratë ku të shprehet zilia ndaj shqiptarëve për atë që ndodhi në Beograd, apo që të na e kenë lakmi Ismail Morinajn si hero. Nëse ajo pjesë e botës që na do sadopak nuk artikulon përshtypjet e vërteta, duke na thënë se në këtë histori i dukemi si majmunët në cirkus, që janë krenarë për performancën e tyre dhe kanë bindjen se njerëzit i kanë zili ata, kjo ndodh se presin që të shohim si do të reagojmë ne shqiptarët si komb, në mënyrë që të vendosë se a ia vlen të na ketë aleatë. Ajo pjesë e botës që nuk na do, me Serbinë në krye, nuk ka interes që ta thotë të vërtetën, se kështu shqiptarët do ta kuptojnë se janë mashtruar me dronin dhe nuk do ta adhurojnë atë. Shërbimet e fshehta serbe e stërvitën Morinajn si majmunin ne circus dhe e bënë të ngjitet në rrjetat rrethuese të stadiumit në Slloveni që të merrte famë si majmuni më i guximshëm ndër majmunët e cirkusit shqiptar. Dhe kur arriti një lloj fame e bënë të marrë përsipër ngritjen e dronit. Dhe me një entusiazëm majmunor majmuni që u ngjit më lart se të tjerët, me dron, u quajt hero. Por një shprehje kineze thotë se sa më lart ngjitet majmuni në pemë, aq më qartë i duket bytha. Dhe Morinajt i është zbuluar bytha e stampuar moskovite, përveçse me faktet e tjera të kësaj historie. Dhe sipas stilit majmunor ai hesht dhe nuk jep asnjë shpjegim sesi mundi ta ngrejë dronin në Beograd, në mes të mijëra policëve serbë në kushtet dhe rrethanat që ngrejnë njëqind pyetje për atë që njeh detajet e vendngjarjes. Tekefundit majmunët nuk japin kurrë shpjegime. Janë njerëzit ata që gjykojnë mbi performancën e tyre. Serbëve u duhej një majmun që të imitonte ngritjen e dronit me disa video të shfaqura për prova paraprake, sa për ta marrë përsipër atë.
Në qytetin e Shkodrës, u nënshkrua sot Memorandumi i Mirëku...
Një panel i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar një...
Kandidimi i Grida Dumës në Bashkinë e Tiranës nuk mund të mo...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar sot emrat e të ...
Marko Caka, aktori shqiptar me banim në Nju Jork është pjesë...
A e tregoni ju të vërtetën nëse ju duhet të potesoni në një ...
Një artist nga Miami, i cili ka punuar për reklamat e Coca-C...
Studentët e pamotivuar nuk janë plotësisht fajtorë, sipas st...
Partia Demokratike me shumë gjasa do të shpallë ish-deputeti...
Në botën tonë të mbushur me plot informacione, mund të jetë ...
Smartfoni i ri Oppo është i vetmi telefon, i cili është i gj...
Muzikanti amerikan, Frank Zappa, ka thënë se “nuk mund të ke...
Partia Demokratike zyrtarizoi ditën e djeshme kandidatin Gje...
Kastro Zizo apo Klevis Bega ka publikuar klipin e tij të ri ...
Kreu i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj gjatë një ...
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit...
Ndalohen dy ish punonjës të burgut të Drenovës në Korçë. Arr...
22 prilli është lënë si data për seancën gjyqësore për testi...
Lista e alergjive te njerëzit është e gjatë dhe përfshin ari...
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...