Në kuadër të përvjetorit të parë të rrëmbimit të 219 vajzave në Nigeri, fituesja e cmimit të parë Nobel, Malala Yousafzai, publikoi një letër të hapur ndaj vajzave të zhdukura edhe thirrje ndaj qeverisë duke prekur edhe rëndësinë e arsimit jo vetëm për vajzat, por edhe për djemtë.
Letra e hapur e Malala Yousafzai:
Motrave të mia trime, vajzave të rrëmbyera të Cibok-ut. Në këtë përvjetor të parë të kapjes tuaj, iu shkruaj me një mesazh solidariteti, dashurie dhe shprese. Emri im është Malala. Jam një vajzë nga Pakistani, moshatare e juaja. Jam një nga miliona njerëzit në mbarë botën që lutet për ju dhe familjet tuaja. Nuk mund ta imagjinojmë cfarë tmerresh keni kaluar, por ju lutem të dini dicka: Ne nuk do t?iu harrojmë kurrë. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush. Sot dhe cdo ditë, ne i bëjmë thirrje autoriteve nigeriane dhe atyre ndërkombëtare, të punojnë më shumë për t?iu rikthyer në shtëpi. Ne nuk do të pushojmë derisa ju të bashkoheni me familjet tuaja. Ashtu si ju, edhe unë isha shënjestër e militantëve që janë kundër shkollimit të vajzave. Një burrë i armatosur më qëlloi mua dhe dy shoqe të miat në autobusin e shkollës. Ne mbijetuam dhe iu rikthyem shkollës. Tani flasim në emër të të gjitha vajzave që kanë të drejtën të arsimohen. Fushata jonë do të vazhdojë derisa ju dhe të gjitha vajzat dhe djemtë në të gjithë botën të keni mundësinë të merrni falas shkollimin e duhur dhe sa më të sigurt. Korrikun e kaluar, e kalova përvjetorin tim të 17-të në Nigeri me disa nga prindërit tuaj dhe pesë nga shoqet tuaja të klasës që i shpëtuan rrëmbimit. Prindërit tuaj janë të shkatërruar. Ata ju duan dhe i ka marrë malli për ju. Unë dhe babai im qëndruam dhe u lutëm me prindërit tuaj, dhe u prekëm thellësisht. Shoqet tuaja që u arratisën na mahnitën me dëshirën e madhe për të kapërcyer cdo pengesë dhe për t?u arsimuar denjësisht. Ne premtuam që do të bëjmë gjithcka mundemi për t?ju shpëtuar. Takova presidentin Nigerian Goodluck Jonathan dhe i kërkova të punonin më fort për lirinë tuaj. Gjithashtu i kërkova të takonte familjet dhe shoqet tuaja dhe ai i takoi disa ditë më pas. Sidoqoftë në mendimin tim, autoritetet nuk kanë bërë mjaftueshëm për t?ju liruar. Ata duhet të bejnë shumë më shumë për të siguruar lirinë tuaj. Unë jam pjesë e atij grupi të madh njerëzish që këmbëngulin me urgjencë për lirinë tuaj. Kemi arsye për të patur shpresë dhe optimizëm. Forcat nigeriane po rifitojnë territoret e tyre dhe po mbrojnë më shumë shkolla. Presidenti i ri nigerian Muhammadu Buhari, është betuar se liria juaj është prioritare për të dhe premtoi se qeveria e re nuk do ta tolerojë dhunën ndaj grave dhe vajzave. Ju do të keni mundësinë të edukoheni sic e meritoni. Fondacioni Malala së bashku me disa organizata të tjera i ofroi shoqeve tuaja, bursa të plota për të përfunduar arsimin e mesëm. Pjesa më e madhe e tyre e pranuan bursën dhe po vazhdojnë shkollën në një shkollë më konvikt mjaft të sigurtë dhe me mbështetjen e nevojshme. Shpresojmë që një ditë t?ju pajisim dhe ju me bursa. Mbani mend që një ditë përvoja juaj e hidhur do të marrë fund, do të bashkoheni më familjet dhe miqtë tuaj dhe do të mbaroni me kurajo arsimimin tuaj. Mezi po pres ditën që do të mundem të përqafoj secilën prej jush, të lutem me ju dhe të festojmë bashkarisht lirinë tuaj. Deri atëherë, bëhuni të forta dhe mos e humbisni shpresën kurrë. Ju jeni heroinat e mia.
Motra juaj,
Malala
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet njw st...
Kuvendi i Kosovës përfshin në axhendë rezolutën e propozuar ...
Një gjykatë japoneze bllokoi rinisjen e dy reaktorëve bërtha...
Opozita ka lëshuar në mënyrë demonstrative mbledhjen e Kryes...
Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, pritet të kërkojë më ...
Ceremoni po mbahen në të gjithë botën për të shënuar njëvjet...
Një ish roje i Blackëater është dënuar me burg të përjetshëm...
Në qendrën për pranim të azilkërkuesve në Harburg të Hamburg...
Në veriun e Kosovës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nd...
Pentagoni thotë se grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka hum...
Një granatë dore u hodh mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 ...
Presidenti Barack Obama përshëndet me dorë ndërsa ngjitet në...
Senatori i ri nga Florida Marco Rubio, i preferuar i lëvizje...
Presidenti rus Vladimir Putin ka hequr një embargo mbi furni...
Së paku 10 civilë kanë mbetur të vdekur gjatë një eksplodimi...
Sulmi ndaj Qeverisë me granatë tre ditë më parë sërish ka nx...
Irani pezulloi fluturimet për pelegrinët që shkojnë në Arabi...
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...