"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Hillary Clinton shpalli zyrtarisht kandidaturën për presidente të SHBA-së. Edhe pse ndërkohë ajo duket e mbifuqishme, fitorja nuk është e sigurtë, mendon Gero Schliess
Përse do të bëhet presidente Hillary Clinton? Në sfondin e spkeulimeve të gjata mbi kandidaturën e mundshme të saj kjo pyetje ka mbetur në plan të dytë. Ndërsa tani, që ajo më në fund e deklaroi zyrtarisht këtë, papritur krijohet një zbrazëti. Sepse as nga videomesazhi i saj për nisjen e fushatës nuk del e qartë, se përse ish-first lady, senatorja dhe ministrja e jashtme, në moshën 67 vjeçare do të hyjë në luftën e ashpër elektorale për postin me të lartë.
Një ngjarje natyrore e dhënë nga Perëndia?
Këtë ajo duhet ta bëjë shumë shpejt të qartë, edhe pse ndërkohë duket sikur gjithçka flet për të dhe se presidenca e saj u vjen amerikanëve si një ngjarje natyrore e dhënë prej Perëndisë.
Sigurisht, Hillary Clinton do të angazhohet për shtresën e mesme. Një gjë e tillë është popullore, edhe presidenti Obama e premton këtë vazhdimisht. Por ai nuk ka mundur ta parandalojë, që në SHBA pikërisht kjo shtresë thuajse nuk ekziston më, e mbytur prej krizës financiare dhe pasurive të patundshme, nga të ardhruat në stanjacion, rritja e vazhdueshme e kostove të arsimit dhe jetesës e shumë arsye të tjera. Edhe përbetimi i Clintonit për barazinë e shanseve është një kushtrim i vjetër beteje në fushatat elektorale amerikane, një mesazh ky që mund ta pranojë edhe çdo republikan. Ndërkohë që më kot kërkon të gjesh kontribute të saj lidhur me sulmet brutale të policisë dhe diskutimin aktual racor. Madje ajo nuk e ka shoqëruar aspak publikisht kthesën marramendëse shoqërore që shkaktkoi në SHBA fitorja e së drejtës për martesa brenda gjinisë. Ajo nuk është pozicionuar as për temat “e mprehta” siç është rregullimi i tregjeve financiare.
Që Hillary Clinton në vigjilje të kandidaturës së saj iu shmang çdo fiksimi përmbajtësor, kjo nuk e ka dëmtuar partinë. Përkundrazi: Clinton duket thuajse e mbifuqishme, ajo e ka manovruar veten në mënyrë të rafinuar duke dalë në Pole-Position. Konkurrentë brenda partisë as që duken në skenë.
Por ndoshta në luftën për kandidaturën presidenciale ajo përbën vet një rrezik për veten e saj. Clinton nuk konsiderohet si e fortë për fushata. Ajo bën gabime, kur ndodhet nën presion, siç ndodhi edhe së fundi me pozicionimin ndaj aferës për përdorimin e një llogarie private e-maili në kohën që ishte ministre e jashtme. Ose edhe gjatë turit të reklamës për autobriografinë e saj, gjatë të cilit ajo fliste pa sensibilitet lidhur me paratë dhe pasurinë. Humbja në garën e parë elektorale presidenciale kundrejt të panjohurit Barack Obama e ka prekur thellë atë. Ajo nuk është çliruar ende prej kësaj e siç duket kjo po e karakterizon edhe tani fushatën e saj.
Profesiontët krah saj
Me John Podestan Clinton ka tërhequr një profesionist politik si menaxher të fushatës elektorale. Ishte ai, që i mbajti timonin edhe bashkëshortit të saj Bill për të dalë prej aferës Lewinsky dhe po ai ndihmoi Barack Obaman që të stabilizojë presidencën e tij. Podesta fillimisht ka ndërmarrë korrektura kozmetike. Për t’u çliruar prej imazhit të një teknokrateje të akullt të pushtetit, pas lindjes së mbesës së saj Clintoni e prezanton veten në publik si një gjyshe e dashur. Krejt si rastësisht me këtë ajo u paraprin pyetjeve mbi moshën e saj, gjë që mund të jetë një hipotekë.
Mbifuqinë mbytëse të aparatit të fushatës së saj, që në vitin 2008 pati efekt tronditës, Clinton do ta fshehë në harresë, duke iu shmangur fillimisht mitingjeve të mëdha dhe duke iu drejtuar zgjedhësve në dhomat e ndjenjes e në kuzhina.
Pa stuhi entuziazmi
Por detyra herkuliane ende s’ka nisur: Clinton dhe ekipi i saj duhet t’i venë tani gishtin kokës nisur nga fakti, që shpallja e kandidaturës nuk shkaktkoi ndonjë stuhi entuziazmi në vend ? e kjo pavarësisht rezultateve të mira në sondazhe. Në sfondin e mungesës së alternativave shumë konsiderojnë më mirë të keqen më të vogël, se sa gruan e madhe të shtetit. Por e rrezikshme për të mund të jetë edhe velja e përhapur tashmë kudnrejt establishmentit politik, në të cilin ajo konsiderohet si protagonistja më e njohur. Forca e saj si një politikane me përvojë dhe e sprovuar është njëkohësisht edhe dobësia e saj. Eshtë e vështirë të përfytyrosh, se pas më shumë se 25 vjetësh në skenën politike ajo mund të ketë impulse për diçka të re.
E pikërisht kjo është tani më e rëndësishmja: Hillary Clinton duhet të rigjejë vetveten, bashkë me ekipin e saj ajo duhet të zhvillojë mesazhe bindëse dhe të bëjë të qartë, se përse ajo do ta provojë sërish. Në këtë kontekst disavantazh është, që ajo ka qenë një ministre e jashtme e mirë, por në temat vendimtare të politikës së brendëshme si ekonomia, politika e shëndetësisë apo siguria e brendëshme, ajo ka treguar pak kompetenca.
Kundër atyre në Uashington
Republikanët nga ana tjetër hyjnë me vetëdije dhe me shumë para në luftën elektorale. Ndonëse kandidatët për president që nga Ted Cruz e deri tek Rand Paul kanë pozicione radikale për tema të patrajtuara, ata mund të jenë të rrezikshëm për Clintonin. Sepse ata mobilizojnë në fushatën paralele të tyre “Stopp Hillary” reminishencat “kundër atyre në Uashington” duke e spostuar Clintonin në skaj të historisë si të prapambetur dhe një lloj Obama-light.
Megjithatë zgjedhjet nuk fitohen atje, ato humbasin atje. Clinton ende nuk e ka bindur shumicën e amerikanëve. Asaj i duhet të luftojë ashpër për biletën në shtëpinë e bardhë. Gara do të jetë interesante.
DW
Pas raportit të paraqitur nga autoritetet gjermane lidhur me...
Takimi i pestë i ministrave të jashtën në Berlin ishte shumë...
Negociatat e Partisë Demokratike me aleatët e saj po ecin me...
Fermerët e Korçës, të cilët kultivojnë duhan protestojnë, se...
Fermerët e Korçës, të cilët kultivojnë duhan protestojnë, se...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka deklarua...
Nën akuzat për pastrim parashdhe të mashtrimit, policia ital...
16 persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri mes azilkë...
Luftimet vijuan edhe gjatë natës midis trupave qeveritare dh...
Greqia ka mohuar raportimet se ajo po përgatitet të shpallë ...
Xhelal Mziu ka hedhur akuza të forta ndaj rivalit të tij soc...
Gazeta e përditshme e Beogradit “Kurir” paralajmëron sot në ...
Këngëtarja Rita Ora ka hedhur në treg këngën e saj të re. Bi...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot kandidatin për bashkin...
Ndërsa na ndajnë edhe dy muaj nga zgjedhjet vendore, ethet e...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot kandidatin për bashkin...
Gëzim Sallaku njihet si biznesmen i rëndësishëm në zonë, sep...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...