web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Durrës/ Kryeministri Rama shpërndan legalizimet falas

11 Prill 2015, 09:39, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot certifikatat e legalizimeve në qytetin e Durrësit. Gjatë takimit me banorët, kreu i qeverisë ka hedhur akuza ndaj ish-qeverisjes së djathtë, pasi sipas tij për 8 vite ata kanë dhënë vetëm 530 leje legalizimi në këtë zonë. ?Është ditë me rëndësi, jemi këtu për të cuar para procesin e legalizimeve. Unë do ju jap vetëm një shifër. Vetëm në 8 vjet qeveria e mëparshme dha 530 legalizime, në më pak se dy vite pune të ALUZINI, ne japim dyfishin e tyre. Jemi këtu për të dorëzuar 1001 leje . Unë jam shumë krenar t?ju them se me këtë ritëm, në katër vitet e ardhme do ta përmbyllim procesin e legalizimeve në zonën e ish kënetës në Durrës.? Tha Kryeministri gjatë fjalës së tij. Sipas tij, procesi i legalizimeve i hap rrugë krijimit të mundësive të reja ekonomike për familjet që përfitojnë por edhe ekonomia kombëtare do të zhvillohet.

 





Lajmet e fundit nga