web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla: Berisha gënjeshtari më i madh në foltore, në Prokurori nuk di gjë

9 Prill 2015, 17:31, Politikë CNA

Deputeti i PS Taulant Balla ka replikuar sot ne Kuvend ndaj ish kryeministrit Sali Berisha duke deklaruar se policia sot nuk është përfshirë nga krimi ashtu sic gënjen Berisha, por sot ajo ka bërë ndarje

?Më vjen keq që çifti i stolit Berisha-Topalli u larguan bashke, pavaresisht se ne drejtime te ndryshme. Saliu do bënte mire te qëndronte dhe te jepte përgjigje për akuzat e dy bijve të tij atij natyral dhe atij politik Xenit dhe Lulit. Biri i tij politiok Basha është akuzuar sot me prova te pakontestueshme për fajësi te plote lidhur me vulën kunder protestuesve te 21 janarit. Prandaj është i domosdoshëm moskandidimi i tij për Bashkinë e Tiranës. Saliu sot beri sikur është personi se di çdo gjë, por njehere te vetme që shkoi ne prokurori dhe besoj se do shkoj dhe herë të tjera tha nuk di gjë, e çuditshme se për te rrejt këtu ne foltore është numër 1 Saliu, ndërsa ne prokurori nuk di gjë, por i themi se eshte mire ti thoj ato që di dhe atje. Ato qe tha Berisha sot, tha dje dhe do thoj në vazhdim jane qesharake, eshte per te ardhur keq ku ka përfunduar lideri i historik i PD. Policia sot është ndare përfundimisht nga krimi.

Droga ne Lazarat nuk asgjësohej se kryetari i komunës ne Lazarat ne protestat e PD shoqërohej nga drejtoret e Saliut, me ish funkionaret me te larte te policisë së shtetit. Ja pse i larguam këta punonjës të korruptuar nga policia. Shume janë larguar për lidhje kriminale. Berisha sot hodhi akuza ne ere për ceshtje shpenzimesh nga kjo qeveri, ne ua kujtojmë qytetarëve se si janë te krahasuara shpenzimet per dy qeveri, dhe shohim sa shpenzon kryeministri aktual dhe ai i 2013. Te dy i paguante shteti dhe taksapaguesit shqiptar, por sdi pse Berisha paguante me shume 3.3 herë më shumë se Rama?, u shpeh Balla.





Lajmet e fundit nga