web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtimi i dhjamit në trupin tuaj/ 5 ushqimet që nuk duhen konsumuar

7 Prill 2015, 13:41, Lifestyle CNA

Disa ushqime shkojnë direkt në vendosjen e dhjamit tek ju, duke shtuar yndyrën e tepërt në trup dhe është e vërtetë që askush nuk e do atë. Ata e quajnë këtë lloj fitimi në peshë si ?inde të thella yndyre?, gjë e cila të krijon një siklet të madh dhe të vështirë për ta superuar. Studimi i ri i David Zinczenko në Zero Belly Diet, zbulon se gjashtë ushqime të zakonshme mund të zëvendësohen me gjashtë ushqime të tjera që nuk ndikojnë ose që nuk rrisin nivelin e dhjamit në trupin tuaj.

1. Ushqimet që përmbajnë sodë/ Nëse ju doni që trupi juaj të arrijë në gjendjen e mëparshme ose të ruani gjendjen tuaj, pa vendosur dhjam në të duhet që të mos konsumoni ushqime që përmbajnë shumë sheqer ose edhe sodë. Studimet e fundit kanë treguar se konsumimi i tepërt i produkteve ose i dietave që përmbajnë sodë ju rrisin peshën tuaj.

Në vend të këtij produkti pini çaj të bardhë. Ky çaj bllokon futjen e yndyrës në trup dhe ndihmon në tretjen e shtresave të dhjamit në një kohë më të shpejtë.

2. Patatet e skuqura/ Një studim 20-vjeçar i Harvardit ka gjetur se njerëzit që hanin patate të skuqura rregullisht kanë fituar më shumë se 3% të peshës trupore për çdo katër vjet.

Në vend të saj hani një sallatë jeshile me një salcë uthulle, duke ndryshuar stilin e ngrënies si dhe duke mos konsumuar patate të skuqura. Kjo gjë do t?ju ndihmojë në humbjen e peshës dhe të dhjamit.

 3. Lëng frutash/ Është e natyrshme që të konsumohet ky produkt, sepse përmban vitaminën C. Por çfarë mund të jetë e gabuar këtu? Mund të themi që është 100% e vërtetë që lëngu i frutave të bën mirë, por nëse ky është produkt bio dhe jo i ambalazhuar, sepse në të gjenden përmbajtje sheqeri. Kjo gjë ndikon pikërisht në shtimin e dhjamit tek trupi juaj.

Në vend të kësaj mund të pini ujë të freskët, ose mund të konsumoni fruta të freskëta, por nga pak, asnjëherë mos tejkaloni sasinë e konsumimit.

4. Biftekët nga mishi i kuq/ Studimet tregojnë se po të hahet ushqim siç është mishi i kuq do të rrezikohesh nga vendosja e yndyrnave të tepërta në trup. Prandaj e mira është që të reduktohet konsumimi i produkteve të tilla, sepse në këtë mënyrë keni reduktuar edhe rrezikun e sëmundjeve të ndryshme sidomos ato kardiake.

5. Pica/ Në fakt, pica është kontribuesi i dytë më i madh i ngopur në yndyrë, ku një copë e vetme përmban gati gjysmën e vlerës yndyrore që një individ duhet të marr në ditë. Për këtë arsye ky produkt nuk duhet të konsumohet në mënyrë të rregullt, por sa më pak të jetë e mundur.





06:45 Lifestyle

Po vjen Afërdita...

Modelja Afërdita Dreshaj është duke udhëtuar nga Amerika për...

Lajmet e fundit nga