web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pashkët hebraike, lindja e tyre, ritet dhe traditat

5 Prill 2015, 07:47, Aktualitet CNA

Në ditën e pesëmbëdhjetë të muajit hebraik të Nisanit, për tetë ditë me radhë, hebrenjtë e gjithë botës kremtojnë Pashkët, duke kujtuar kështu, çlirimin e popullit hebraik nga skllavëria nën faraonin e Egjiptit të lashtë. Dy ditët e para dhe dy ditët e fundit janë festë e plotë, prandaj nuk lejohet as puna, as veprimtari të tjera, por lejohet gatimi, nëse nuk bie ditën e shtunë. Gjatë katër ditëve në mes, që quhen ditët ?e gjysëm festës?, shumë veprimtari, që s?mund të shtyhen, përfshirë edhe punën, janë të lejueshme.

Në kohë të lashta, kur ekzistonte Tempulli i Jeruzalemit, kremtimi i ?Pashkeve? ishte bazuar në shtegtimin kolektiv në Jeruzalem, në ofertën e qingjit të Pashkëve pasditen e datës 14 të Nisanit dhe konsumimin e tij në fund të darkës së përbashkët, mbrëmjen e datës 15. Qëkur është shkatërruar Tempulli, flijimi i Pashkëve nuk mund të paraqitet më, prandaj ritet e rastit vetëm e kujtojnë. Historia e çlirimit tregohet gjatë mbrëmjes së parë të ?Pashkeve? (këtë vit, të premten, 3 prill).

?Seder?-i i ?Pashkeve? përbëhet nga shtatë ushqime, secili prej të cilëve simbolizon një pjesë të historisë së skllevërve hebrenj, të çliruar nga skllavëria. Barishtet e hidhura, simbolizojnë hidhësinë e skllavërisë; Kofsha e qengjit të pjekur simbolizon sakrificën e hebrenjve në ikje nga Egjipti; Veza e zierë, përfaqëson një fli tjetër në ditët e Tempullit të dytë; Disa ushqime shoqërohen me ujë të kripur, ose me uthull, që përfaqësojnë lotët dhe djersën e skllavërisë.

Pihen edhe katër gota me verë, që simbolizojnë katër premtimet biblike të shëlbimit: ?Do t?ju nxjerr nga shtypja e egjiptianëve! Unë do t?ju shpëtoj nga skllavëria dhe do t?ju shpërblej me goditje të fuqishme, duke i ndëshkuar rëndë. Juve do t?ju marr për popullin tim, dhe do të jem Hyji juaj. Atëherë do ta dini se unë jam Zoti, Hyji juaj?. ?Seder?-i përsëritet edhe në mbrëmjen e dytë të ?Pesach?. Në botë, ka tradita të ndryshme për ?Pashket?, por kudo ku kremtohen mbetet nje rast, në të cilin hebrenjtë e gjithë botës mblidhen së bashku me familjen, për të kujtuar rifitimin e lirisë së popullit hebraik, duke u transmetuar kështu kujtesën historike brezave të rinj e duke e kremtuar me pjata shumë të shijshme.





Lajmet e fundit nga