web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet prostituta dhe klienti i hotelit, në pranga edhe tutorja 64-vjeçare

4 Prill 2015, 06:06, Aktualitet CNA

Tre persona u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë gjatë një aksioni të oficerëve Kundër Trafiqeve të paligjshme, me akuzën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se pas disa muajsh hetime, u zbulua vendi ku një grua 64-vjeçare rekrutonte vajza të reja dhe i nxiste ato për të ushtruar prostitucion. Deri tani efektivët e Policisë kanë arritur të dokumentojnë vetëm një rast shfrytëzimi, duke vënë në pranga prostitutën, klientin dhe tutoren.

Të arrestuarit janë Natasha Qoshlli, 64 vjeçe, 25-vjeçarja me iniciale M.P. dhe klienti i saj, shtetasi me iniciale E.L., 28 vjeç.

Burimet thanë se arrestimi është kryer në kushtet e flagrancës, në dhomën e një hoteli në autostradën Tiranë ? Durrës, ku u gjetën shtetasja M.P. dhe shtetasi E.L. duke kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave’ raporton ‘Panorama’.

 





18:00 Aktualitet

Qytetet jeshile

Rritja e çmimeve të shtëpiave pothuajse në të gjithë botën d...

Lajmet e fundit nga