web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Donald Lu paralajmëron investitorët amerikanë: Kujdes, në Shqipëri ka korrupsion

2 Prill 2015, 10:26, Aktualitet CNA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, iu ka dhënë një këshillë biznesmenëve amerikanë që duan të investojnë në Shqipëri.

Sipas tij, ata do të përballen me shumë sfida, duke përfshirë edhe korrupsionin.

?Para pak ditësh isha në Nju Jork dhe në Uashington dhe aty pata mundësinë të flisja më njerëz të biznesit dhe unë u thashë atyre se nëse doni të hyni në tregun shqiptar, duhet t?i keni sytë hapur, duhet të përkushtoheni për një kohë të gjatë, duhet të përgatiteti për konkurrencë të fortë dhe duhet të jeni gati të përballeni edhe me korrupsionin.

Nëse jeni kurajozë, do të rrezikoheni shumë, por do të shpërbleheni shumë.

Unë iu inkurajoj të gjithëve të mendoni për menyrat se si Dhoma mund të ndihmojë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe si të udhëheqë luftën kundër korrupsionit.

Ambasada Amerikane është e gatshme të jetë të japë kontributin e saj në këtë luftë, por puna më e rëndësishme u takon vetë shqiptarëve?, tha Lu.

Deklarata e ambasadorit amerikan është bërë gjatë një pritje që ka zhvilluar Dhoma Amerikane e Tregtisë për nder të tij.





Lajmet e fundit nga