web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri takon ambasadorin Lu dhe zyrtarë të FBI: Bashkëpunim mes palëve

1 Prill 2015, 13:16, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka takuar mesditën e sotme ambasadorin amerikan në vendit tonë, Donald Lu. Takimi u zhvillua në ambjentet e Ministrisë së Brendshme, ku të pranishëm në takim me Tahirin kanë qenë edhe dy zyrtarë të FBI, J. Chris Warrner dhe Brian Mccauley.

Sipas njoftimit të  MPB bëhet e ditur se nga sot ka nisur edhe puna konkrete mes policisë së Shtetit me Ekspertët e FBI. Gjatë takimit u diskutua lidhur me forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy palëve për luftën ndaj krimit, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit. Ky takim ka ardhur pas vizitës së Ministrit të Brendhshëm Tahiri në SHBA e bisedës me zv.Drejtorin e FBI.

BKH do të shënojë një standard të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Drejtuesit e FBI theksuan mbështetjen për punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në angazhimin kundër çdo lloj paligjshmërie dhe forcimit të shtetit të së drejtës.





Lajmet e fundit nga