web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Edi Rama me fshehjen e kërkesës së Interpolit për vrasësin ka sot pa maskë fytyrën e Frrokut te tij

28 Mars 2015, 11:20, Aktualitet CNA

Përmes një postimi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me publikimin e disa dokumenteve zyrtarë nga një media online. Sipas Berishës, këto fakte provojë se Edi Rama ka feshur kërkesën e Interpolit, për ekstradimin e Mark Frrokut nga autoritet belge, pasi ky i fundit është dënuar me 10 vite burg për vrasje.

Ish kryeministri shtron pyetjet lidhur me këtë cështje, se në të vërtet cili është vrasësi,Mark Frroku apo Edi Rama që këtë vrasës e bëri deputet.

?Edi Rama me fshehjen e kerkeses se Interpolit per vrasesin ka sot pa maske fytyren e Frrokut te tij!!

Te dashur miq, ne javet me te para te Parlamentit, opozita ne sallen e tij i tha vrasesit vrases, ia perplasi ne fytyre, ne prani te Edvin Rames dhe para mbare shqiptareve, Mark Frrokut vrasjen qe kishte bere ne Belgjike. Opozita dhe mediat e bene kete bazuar ne vendimin e Gjykates se Apelit te Brukselit te botuar ne mediat belge, sipas te cilit deputeti i Edi Rames, Mark Frroku, ishte denuar 10 vjet burg per vrasjen e Aleksander Kurtit ne Belgjike.

Dje mediat botojne dokumenta zyrtare, sipas te cilave Edi Rama fshehu kerkesen e bere para nje viti nga Interpoli per ekstradimin ne Belgjike te Mark Frrokut te denuar per vrasje me 10 vjet burg si vrases i Aleksander Kurtit!!

Me te drejte cdo njeri shtron pyetjen se cili eshte me kriminel ne kete rast? Vrasesi Mark Frroku, qe ne rrethana te caktuara vrau nje njeri, apo Edi Rama, qe kete vrases, perveç krimit dhe parave te krimit nuk ka gjuhe dhe merite tjeter, e beri deputet?! Dhe jo vetem kaq, por pas kerkeses se Interpolit per ekstradim, Edi Rama lane duart me gjakun e viktimes se Frrokut, duke hedhur ne kosh te plehrave kerkesen e Interpolit dhe mbrojtur me imunitetin e Parlamentit vrasesin e tij. Edi Rama ka sot fytyren e Frrokut te tij? shkruan Berisha.





Lajmet e fundit nga