PD pret Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë/ Halimi: Shqipëria nuk po ndjek rrugën e BE për forcimin e institucioneve
Nënkryetari i Grupit Parlamantar demokrat, Eduard Halimi dhe...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, zotin Johannes Hahn.
Presidenti Nishani i uroi mirëseardhjen Hahn gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë si Komisioner, duke shprehur bindjen në
suksesin e mandatit të tij si për misionin që ai dhe Komisioni Evropian kanë parashtruar me fillimin e punës, ashtu edhe në dobi të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Pasi e njohu Komisionerin Hahn rreth mënyrës realiste se si perceptohet në Shqipëri procesi i integrimit si dhe mbi mbështetjen e gjerë e solide që ai gëzon tek shoqëria shqiptare, Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së standardeve evropiane, si një detyrim në radhë të parë e mbi të gjitha ndaj qytetarëve shqiptarë, e jo duke i konsideruar ato një formalitet evropian.
Presidenti Nishani vuri në dukje se kryefjala e këtij procesi mbetet reforma e gjithanshme dhe e mbështetur në vullnet të fortë e të palëkundur politik për zbatimin e saj në frymën evropiane. Presidenti u ndal më gjerësisht tek reforma në fushën e drejtësisë, që përbën një prej pesë prioriteteve kyçe nga suksesi e të cilave ndërvaret dhe hapja e negociatave të anëtarësimit. Duke vlerësuar mbështetjen dhe ndihmën e partnerëve evropianë; Komisionit, Parlamentit Evropian, Delegacionit të BE-së në Tiranë, EURALIUS, etj, Kreu i Shtetit evidentoi se partneriteti evropian është veçanërisht i domosdoshëm në reformën në drejtësi, duke nënvizuar domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve dhe operatorëve të sistemit të drejtësisë, dhe posaçërisht edhe të Komisionit të Venecias, në hartimin dhe certifikimin e kësaj reforme kyç për vendin. Kjo reformë, u shpreh më tej Presidenti, duhet të ecë me vendosmëri krah për krah me luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e garantuar Komisionerin Hahn se do të mbështesë plotësisht dhe pandërprerje çdo përpjekje dhe hap që shkon në këtë drejtim.
Komisioneri Hahn theksoi se reforma në drejtësi është një element kyç i demokracisë, dhe se në këtë kontekst vlerëson se respekti i ndërsjellë i aktorëve të përfshirë është shumë i rëndësishëm për të shënuar sukses të qëndrueshëm. Hahn u shpreh se edhe pse konsensusi nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, respekti ndaj Kushtetutës dhe pronësia e procesit të reformave janë domosdoshmëri dhe ajo çka të gjithë presin nga Shqipëria. Duke iu referuar ambicies për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, Komisioneri Hahn u shpreh se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian, por se standardet janë të panegociueshme dhe se në këtë kontekst, nuk e sheh me vend diskutimin e afateve kohore, por se kjo do të varet nga performanca e çdo vendi.
Në fund të takimit u diskutua edhe mbi projektet e përbashkëta rajonale dhe fokusin e shtuar që vendet e Ballkanit Perëndimor po i kushtojnë bashkëpunimit konkret rajonal. Në këtë kuadër u propozua krijimi i forumit të Krerëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor për të avancuar më tej këto projekte.
Nënkryetari i Grupit Parlamantar demokrat, Eduard Halimi dhe...
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka dalë në një deklarat...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim Drejtorin ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në takim ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur sot në një takim K...
Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Socialiste ku u ...
Pas përfundimit të dialogut të pestë të BE-së si dhe të kon...
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi deklaroi s...
Raundi i pestë i Dialogut të Nivelit të Lartë mes Bashkimit ...
Deputetja demokrate Mesila Doda ka shkruar në rrjetin social...
Teksa diskutohej Projektligji për ‘Shërbimin me Jashtë” ne K...
Opozita ka vijuar protestën ditën e sotme para kryesisë së K...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë është duke u...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka deklaruar sot ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla përjashtoi m...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës...
Komisioneri Hahn ka mbërritur dje në Tiranë për një vizitë d...
Qeveria ka shpallur kriteret dhe kushtet e reja për emërimin...
Kryetari i PDIU, Shpqtim Idrizi ka pranuar në studion e gaze...
Jeni në opozitë me qeverinë por edhe me PD-në shume kritik, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...