web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doda: Askush nuk mund t’a përdor besimin në Zot për t’u mbrojtur nga drejtësia

24 Mars 2015, 10:41, Aktualitet CNA

Deputetja demokrate, Mesila Doda, përmes një postimi në Facebook shkruan se askush nuk mund ta  përdor besimin në Zot, në përkatësinë e besmit të të parëve tanë për të shpëtuar nga drejtësia.

Doda shkruan më tej se Zoti nuk mund të jetë mburojë për të keqen njerëzore, duke thënë se nuk duhet të ngatërrohet Hyniu me marrëzitë e njëriut.

?I degjoj dhe nuk arrij ti besoj…askush nuk mundet te guxoje te perdore besimin ne Zot a perkatesine e besimit te gjysherve e prinderve (se ata vete nuk njohin as besim, as fe e as deren e kishes), per tu mbrojtur nga drejtesia a per te sulmuar.

Zoti nuk mund te jete mburoje per te keqen njerzore, ndaj perdhosja me e madhe qe i bejme Hyut eshte kur e zeme ne goje per te aministuar te keqen.

Jezusi thote “Jepini Cezarit ate qe eshte e Cezarit, Hyut ate qe eshte e Hyut”. Mos e ngaterroni Hyun ne marrezite tona, nese doni te beni nje veper te mire per veten tuaj filloni te besoni, eshte fillimi i ndryshimit per cdo qenje njerzore.

Doda: Askush nuk mund t?a përdor besimin në Zot për t?u mbrojtur nga drejtësia ? shkruan Doda.

 





Lajmet e fundit nga