web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush eshte prokurori qe kerkoi "kokat" e Doshit dhe Frrokut?

21 Mars 2015, 19:01, Aktualitet CNA

Adnan Xholi, 40 vjeç, është prokurori që ?zbërtheu? çështjen Doshi dhe urdhëroi arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut.

Ai u vendos në krye të hetimeve për këtë dosje, pas transferimit të Eugen Becit, duke qenë se ky i fundit ishte përmendur nga doshi, si pjesëtar i grupit që kishte planifikuar vrasjen e tij.

Tashmë ai drejton Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa gazeta DITA sjell një detaj të karrierës së tij, që merr një tjetër interpretim nga mediet, duke parë qendrimin e SHBA-së ndaj çështjes së Tom doshit.

Ai është dekoruar nga SHBA një vit më parë.

Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, John Bales dhe Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), James B.Comey, kanë dhënë Çertifikatë Mirënjohjeje për Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Xholi.

Çertifikata është dhënë nisur nga ndihmesa konkrete që iu është ofruar autoriteteve amerikane për zgjidhjen e një çështje trafikimi lëndësh narkotike dhe pastrimit parash, ku ishte i përfshirë edhe një shtetas shqiptaro-amerikan.

Çertifikata e vlerësimit u dha për zgjidhjen e një rasti, në të cilën shtetasi shqiptaro-amerikan F.Sh., i dënuar në Shqipëri për trafikim lëndësh narkotike, akuzohej edhe nga prokuroria e Teksasit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe pastrim parash.

Është thjesht një detaj, por që disa medie e kanë lidhur me qendrimet e forta të SHBA-së kundër Tom Doshit.





Lajmet e fundit nga