Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nëse ka patur ndonjëherë një udhëheqës të një vendi mik që SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë donin që të humbiste zgjidhjet, ky ka qenë Beniamin Netanjahu. Nuk ndodhi. Në vend të kësaj, ai është personi që do të udhëheqë qeverinë e ardhshme të Izraelit, dhe fitorja e tij do ta bëjë më të vështirë se kurrë zgjidhjen e disa prej problemeve më të mëdhenj të Lindjes së Mesme.
Një arsye është se shumë kohë përpara fitores së tij të papritur të martën, marrëdhëniet e tij personale me shumë prej homologëve të huaj ishin tashmë të këqia ? sidomos me presidentin Obama, udhëheqësi i fuqisë mbrojtëse të Izraelit, të cilin Netanjahu e snoboi kur mbajti fjalimin para Kongresit të SHBA muajin që kaloi, duke dënuar paraprakisht cdo marrëdhënie që Obama mund të arrinte me Teheranin në lidhje me programin bërthamor iranian.
Një tjetër arsye është seria e zotimeve që kryeministri bëri në fazën përmbyllëse të fushatës, teksa u përpoq të joshë partitë fetare dhe ultra nacionaliste që do i nevojiten për të formuar qeverinë e re.
Betimi i tij se nuk do të ketë shtet palestinez sa kohë që të jetë në krye të vendit, si dhe mbështetja për më shumë vendbanime në Bregun Perëndimor sigurisht që e bën të kotë cdo përpjekje për të ringjallur negociatat për një zgjidhje me palestinezët ? një ndryshim jo shumë i madh, duke patur parasysh se që nga kolapsi i përpjekjeve të vitit 2014 nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, i ashtuquajturi ?proces i paqes? ka qenë gjithësesi pothuajse i shuar.
Gjuha e pakompromis e Netanjahut do të shkaktojë mërzi tek aleatët e SHBA dhe ata europianë. Dje, shefja e politikës së jashtme e BE, Federica Mogherini tha se BE donte të punonte me cdo qeveri izraelite, për të rinisur përpjekjet për një marrëveshje paqeje.
Realiteti është se më shumë shtete europianë, të irrituar nga zgjerimi i vendbanimeve, do të jenë të tunduar të mbështesin përpjekjen njëpalëshe të palestinezëve për shtetësi ? në OKB dhe gjetkë. Sigurisht, Netanjahu mund ta ndryshojë pozicionin e tij. Ai ka qenë gjithmonë një pragmatist me një nuhatje të mirë për drejtimin nga fryn era: zotimet e tij, deklaroi një komentator izraelit, ?janë si dicka e shkruajtur mbi akull në një ditë shumë të nxehtë?. Po cfarë cmimi do të ketë kjo për besueshmërinë e Kryeministrit?
Në SHBA, pasojat e fitores së tij mund të jenë edhe më serioze. Fjalimi i Netanjahut para Kongresit la të kuptohej se Obama ishte një i paaftë naiv në marrëdhënien me Iranin. Kjo e reshtoi me republikanët që kontrollojnë Kongresin dhe Senatin. Për demokratët, e sidomos për demokratët hebrenj, ky rast i detyroi që të zgjidhnin mes mbështetjes tradicionale për Izraelin dhe një presidenti nga partia e tyre.
Fitorja e Kryeministrit erdhi teksa negociatorët amerikanë dhe iranianë po përpiqen që të arrijnë një marrëveshje kuadër që do të ngadalësonte progresin e Teheranit drejt një kapaciteti armësh bërthamore, përpara skadimit të afatit javën që vjen. Në ditët që vijnë, padyshim që do të ketë sinjale nga Jeruzalemi, se Netanjahu dëshiron që të përmirësojë marrëdhëniet me Uashingtonin. Pavarësisht tensioneve aktualë, marrëdhënia Izrael-SHBA ka rrënjë të thella dhe ajo do të mbijetojë. Cdo gjë kalon, edhe Netanjahu.
Megjithatë, është fakt se rizgjedhja e tij do ta bëjë edhe më të vështirë për Obamën që të bllokojë legjislacionin në Kongres, gjë që do kërkonte që cfarëdolloj marrëveshje bërthamore të miratohet më parë në Senat. Presidenti mund të ketë patur një fuqizim nga letra e fundit e hapur drejtuar Iranit, e firmosur nga 47 prej 54 senatorëve republikanë që paralajmëronin se cdo lloj marrëveshjeje do të zhbëhej nga administrata e ardhshme. Demokratët, e madhe edhe disa komentatorë konservatorë, e quajtën një ndërhyrje kundërproduktive që shkonte në dobi të fajkonjve të Teheranit.
Bota.al
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar nëpërmjet n...
Policia e Kukësit ka shoqëruar 15 persona të fshatit Mamëz m...
Policia e Pukës ka arrestuar shtetasin Prend Lleshi, i cili ...
Policia ka arrestuar shtetasin Dhimitër Zito, 22 vjeç, si të...
Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka pranuar të shqyrtojë ankim...
Gjykata e Lushnjës ka lënë në burg 71-vjeçaren Hatixhe Ahmet...
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimin dhe ka d...
Shkolla e Mesme Industriale në Gjirokastër është përfshirë n...
Shkolla e Mesme Industriale në Gjirokastër është përfshirë n...
Pothuajse një në 10 lloje bletësh të egra, me origjinë europ...
Policia e Vlorës ka arrestuar 3 shtetas. Në pranga kanë rënë...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasit Lavdosh Kapaj, Lufti...
Një 60-vjeçare është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse në qyte...
Ministria e Arsimit dhe Sportit në një postim në faqen e saj...
Janë të shumtë emrat e përfolur si kandidatë të së majtës pë...
Presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk ka thirrur një ...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shpallu...
Ish kryeministri, Sali Berisha ka shkruar në facebook lidhur...
Në portin e Durrësit, i cili është më i madhi në vend bëhet ...
Sot rreth orës 11.30 ka rënë zjarr në katin e tretë të një p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...