web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

RENEA dhe FSHN kontrolle në Lazarat

18 Mars 2015, 08:32, Aktualitet CNA

Policia e Gjirokastrës bën me dije se Forcat e RENEA-s dhe të FNSH-s kanë nisur ditën e sotme kontrolle në zonën e Lazaratit. Mësohet se në Gjirokastër ka shkuar dhe Drejtori i Policisë Artan Didi. Nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bëhet me dije se po kryejnë kontrolle 5 grupe. Kontrollet po bëhen për të parë nëse po kultivohen përsëri bimë narkotike në Lazarat. Në qershor të vitit të kaluar policia ndërmorri aksionin më të madh të realizuar në Lazarat, ku u asgjësuan me mijëra rrënjë bimësh narkotike.

 

 





Lajmet e fundit nga