web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dekani i “burgosur” prej dy muajsh nga rektori: S’më linin të dilja, madje as për të bërë nevojat personale

18 Mars 2015, 11:20, Aktualitet CNA

Ngjarja e izolimit të dekanit të Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike në Universitetin e Durrësit, është në kufijtë e të pabesueshmes.

Rektori Mithat Mema e ka mbajtur të izoluar për dy muaj më radhë Elmas Lacin, të cilin nuk e lejonin të dilte nga zyra as për të kryer nevojat e tij personale.

Elmas Leci thotë duke folur për ?Shekulli, që prej 15 janarit ishte ndjerë i izoluar nga rektori Mit?hat Mema.

Ai tha se gjatë kësaj kohe ishte ankuar për gjendjen e krijuar, ndërsa tregoi se kolegët e tij i janë shmangur situatës, pasi janë ndjerë të frikësuar për postin e punës.

?Gati çdo ditë duhet të paraqitesha në orën 8:00 tek burimet njerëzore të firmosja një procesverbal, të qëndroja aty i izoluar dhe pa asnjë të drejtë.

Edhe një ditë madje, që doja të pija një kafe dhe më duhej të diskutoja me dy- tre kolegë, krejt normalisht për çështje të punës, më kishte parë nga dritarja.

Kishte dërguar njerëz në atë dhomë në papafingo dhe kishte bërë një procesverbal dhe më kishte hequr ditën e punës.

Nuk kisha asnjë të drejtë.

Merrja leje te burimet njerëzore edhe për të shkuar në banjë për nevojat personale dhe ata më buzëqeshnin duke mos më thënë as jo?, thotë ai





Lajmet e fundit nga