web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

WhatsApp arrin 1 miliard shkarkime në Google Play Store

13 Mars 2015, 18:45, Kuriozitete CNA

Në kohën kur shërbimi i komunikimit WhatsApp u ble nga Facebook, dyshimi i vetëm qëndronte nëse gjigandi i rrjetit social kishte paguar më tepër sesa vlen. Tani pas 12 muajsh, mund të themi që WhatApp po mahnit me performancën e tij. Në fakt, aplikacioni WhatApp në Android ka kaluar shifrën e 1 miliard shkarkimeve në Play Store duke rezultuar si aplikacioni i dytë jo në pronësi të Google që kalon këtë shifër rekord. Arritëm në këtë konkluzion sepse në Play Store, Google publikon shifrat e instalimeve për çdo aplikacion dhe në rastin e WhatsApp këto shifra rezultojnë nga 1 miliard deri në 5 miliard shkarkime. Natyrisht kjo nuk do të thotë se WhatApp ka 1 miliard përdorues aktivë. Gjatë Janarit të këtij viti, WhatsApp zbuloi se kishte afro 700 milion përdorues aktivë, ku 70 % e tyre përdornin shërbimin çdo ditë.

 





13:47 Kuriozitete

Bukuria dhemb

Femrat njihen ndryshe edhe si gjinia e bukur, por këto fotog...

Lajmet e fundit nga