web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

USAID nis konsultimet për ligjin e ri për qeverisjen vendore

9 Mars 2015, 17:28, Aktualitet CNA

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi dhe Përfaqësuesi i USAID-it në Shqipëri, Marcus Johnson, morën pjesë sot në tryezën e parë konsultative të organizuar për të diskutuar Ligjin e ri “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” në Shqipëri.

Me anë të një njoftimi për shtyp, USAID thekon se, po mbështet qeverinë e Shqipërisë për hartimin e ligjit për të reflektuar ndryshimet aktuale ekonomike dhe territoriale, i cili do të mundësojë menaxhim më të mirë të strukturave, burimeve dhe ofrimin e shërbime vendore për qytetarët.

Takimi pati për qëllim mbledhjen në tryezë të palëve të interesuara për të ndarë konsiderata mbi ligjin aktual dhe për të marrë mendimet e tyre mbi vizionin dhe strukturën e ligjit të ri.

Në takim morën pjesë kryetarë të bashkive nga njësitë vendore partnere të Projektit të USAID-it për Planifikim dhe Qeverisje Vendore dhe të Projektit Zviceran për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor, si edhe përfaqësues të shoqatave të qeverisjes vendore dhe aktorë të tjerë.





13:50 Aktualitet

Uragani Jessie J

Nëse ka një këngëtare që di të ngre peshë publikun ajo është...

Lajmet e fundit nga