web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot vizitë zyrtare në Tiranë

9 Mars 2015, 07:25, Aktualitet CNA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo është vizita e parë e tij zyrtare në Tiranë, prej kohës kur ka marrë drejtimin e ekzekutivit të Kosovës.

Mustafa pritet të takohet me krerët e shtetit të Shqipërisë.   Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë institucional dhe politik të Shqipërisë.

Kryeministri Mustafa, përveç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha. Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.





Lajmet e fundit nga