Konfindustria: Qeveria te ndale rritjen taksave
Konfindustria, duke marrë shkak nga fillimi i konsultimeve p...
Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike;
-Kur vrasjet e atentatet me tritol kanë tronditur sigurinë e çdo familje dhe i kanë bërë njerëzit me hije, Edi Rama dhe Ilir Meta rezultojnë sipas akuzave të bëra nga radhët e tyre, të përfshirë vetë, drejtpërdrejt në skema likuidimesh dhe larje hesapesh.
-Kur varfëria thellohet dhe mjerimi arrin në nivelet më të panjohura në Shqipëri prej dy dekadash, Edi Rama dhe Ilir Meta zhyten në luks, rrisin çmimin e energjisë, rrisin taksat, rrisin abuzimet, rrisin koston e jetesës, e bëjnë të pamundur ekzistencën. Qindra mijëra familje janë sot në kufinjtë e mbijetetesës dhe mjerimit.
-Kur ekonomia është në kolaps, kur nuk ka një investim, nuk ka një vend të ri pune, çdo ditë Rama dhe Meta nënshkruajnë kontrata e koncesione, tendera dhe shërbime për miqtë e klientët e tyre, me një korrupsion të përbindshëm.
-Mjerim, varfëri dhe papunësi kudo për qytetarët, por ata, oligarkët po mbushin xhepat e trastat me paratë e taksapaguesve, nga shëndetësia, tek mbrojtja, nga rendi tek ekonomia, nga mjedisi tek çështjet sociale, nga financat tek doganat. Kudo ku ka një zyrë të qeverisjes, ka vjedhje, përvetësim, makutëri për pasurim të shpejtë.
-Të enjten e 12 marsit që po vjen le ti tregojmë Edi Ramës dhe Ilir Metës çdo të thotë të tradhtosh popullin, të braktisësh qytetarët, të shtosh hallet dhe mjerimin e tyre, të bëhesh koka e krimit që terrorizon shqiptarët. Shqiptarët do ta ndalin të keqen. Po afron ora e drejtësisë.
Shqipëria dhe shqiptarët që rënkojnë në një krizë të gjithanshme;
Njerëzit që kërcënohen dhe rrezikohen nga mungesa e sigurisë, vetëm këtë fundjavë patëm një bilanc tragjik me 4 të vrarë e dy të plagosur;
Papunësia që rritet, çmimet, faturat e papërballueshme që shtohen;
Pandjeshmëria, braktisja dhe arroganca e qeverisë që thellohet çdo ditë;
Dhuna, shpërfillja, poshtërimi i motrave, vëllezërve dhe prindërve tanë që ndodh kudo e në çdo zyrë të qeverisë e qeverisjes;
Aktet e dëshpëruara të vetëflijimit për shkak të padrejtësisë dhe politikës së lakut në fyt për të pamundurit, vetëm javën që po lëmë pas patëm 3 raste vetëvrasjesh;
Shkelja me dy këmbë e ligjit dhe e drejtësisë, e themeleve të shtetit, nga dyshja në pushtet, Edi Rama dhe Ilir Meta, që edhe pse gjenden nën akuzat më të rënda të 25 viteve politikë, njëri për porositjen e vrasjes së dy deputetëve e tjetri si bashkëpunëtor, prapë nuk reflektojnë asnjë përgjegjësi, sepse janë të zhytur në babëzinë e luftës për pushtet;
Kriza e besimit, dhe eksodi masiv më i larti pas viteve të para të rënies së komunizmit;
Të gjitha këto, më detyrojnë të dal në këtë komunikim këtë të dielë në darkë, pasi koha nuk pret më.
Nuk pret më koha, sepse e keqja nuk ka ndërmend të ndalet. Ajo po shtohet, e liga që vjen nga oligarkia në pushtet po shpërndahet kudo e po prek çdo familje, çdo vatër, çdokënd në Shqipëri.
Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë ndërmend të ndalen vetë.
Kur vrasjet e atentatet me tritol kanë tronditur sigurinë e çdo familje dhe i kanë bërë njerëzit me hije, Edi Rama dhe Ilir Meta rezultojnë sipas akuzave të bëra nga radhët e tyre, të përfshirë vetë, drejtpërdrejt në skema likuidimesh dhe larje hesapesh.
Kur varfëria thellohet dhe mjerimi arrin në nivelet më të panjohura në Shqipëri prej dy dekadash, Edi Rama dhe Ilir Meta zhyten në luks, rrisin çmimin e energjisë, rrisin taksat, rrisin abuzimet, rrisin koston e jetesës, e bëjnë të pamundur ekzistencën. Qindra mijëra familje janë sot në kufinjtë e mbijetetesës dhe mjerimit.
Kur ekonomia është në kolaps, kur nuk ka një investim, nuk ka një vend të ri pune, çdo ditë Rama dhe Meta nënshkruajnë kontrata e koncesione, tendera dhe shërbime për miqtë e klientët e tyre, me një korrupsion të përbindshëm.
Mjerim, varfëri dhe papunësi kudo për qytetarët, por ata, oligarkët po mbushin xhepat e trastat me paratë e taksapaguesve, nga shëndetësia, tek mbrojtja, nga rendi tek ekonomia, nga mjedisi tek çështjet sociale, nga financat tek doganat.
Kudo ku ka një zyrë të qeverisjes, ka vjedhje, përvetësim, makutëri për pasurim të shpejtë.
Kudo ku ka një zyrë të qeverisë ka një shëmbëlltyrë të zhvatjes e rrjepjes së qytetarëve, sipas modelit të dyshes në krye, Edi Rama-Ilir Meta.
Misioni i tyre është i qartë për çdo shqiptar. Erdhën në pushtet me krimin, dhe çdo gjë që del prej duarve të tyre mban vulën kriminale.
Asnjë moment nuk gjen në dy vitet e qeverisjes së tyre, të kenë bërë një gjë të vetme për qytetarët e vendit. Një shërbim, apo një lehtësim.
Refuzojnë të dëgjojnë opozitën.
Refuzojnë të dëgjojnë apelin e partnerëve ndërkombëtarë.
Refuzuan të dëgjojnë zërin e bashkuar të shqiptarëve në protestën më masive të viteve të fundit, atë të 22 nëntorit.
Refuzojnë me përbuzje të dëgjojnë bashkëqytetarët tanë që nuk munden më, që nuk ia dalin dot, që po shkojnë në akte ekstreme të vetëflijimit.
Po kush janë këta që erdhën me premtime për të sjellë 300 mijë vende të reja pune, për të sjellë rend e siguri, për shëndetësi falas, për ulje të çmimit të energjisë, etj.
Janë një klikë me ADN kriminale, që po bëjnë krejt të kundërtën e asaj me të cilën erdhën në pushtet.
A do t?i lëmë këta kumbarë që nuk pyesin për ligj e Kushtetutë, as për partnerët ndërkombëtarë, që nuk e vënë në defter popullin e tyre, që ta çojnë vendin në greminë teksa vetë kapardisen mbi dhimbjen, varfërinë e dëshpërimin e qytetarëve?
Jo nuk do ti lëmë.
Janë të pamëshirshëm e mizorë me pushtetin absolut që gëzojnë aktualisht, por janë frikamanë e tartabiqë, se e kanë kuptuar që ka nisur numërimi mbrapsht.
Ka nisur numërimi mbrapsht.
Të enjten e 12 marsit që po vjen le ti tregojmë Edi Ramës dhe Ilir Metës çdo të thotë të tradhtosh popullin, të braktisësh qytetarët, të shtosh hallet dhe mjerimin e tyre, të bëhesh koka e krimit që terrorizon shqiptarët.
Shqiptarët do ta ndalin të keqen. Po afron ora e drejtësisë.
Të enjten e 12 marsit, në ora 11.00 nga sheshi Skënderbej të nisim së bashku marshimin tonë kundër krimit në krye të shtetit, kundër padrejtësisë, kundër varfërisë dhe papunësisë.
Le të bashkohemi të enjten në sheshin Skënderbej pa dallime moshe, bindje politike, prejardhje krahinore apo sociale në një betejë pa kthim për rrëzimin e krimit në krye të shtetit, për rrëzimin e diktatit të krimit, për Shqipërinë e ëndrrave tona europiane.
Të enjten më 12 mars, në ora 11.00 në sheshin Skënderbej.
Konfindustria, duke marrë shkak nga fillimi i konsultimeve p...
Konfindustria Shqiptare, me anë të një publikimi për mediat ...
Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar dy persona pasi iu...
Çeçeni Zaur Dadajev, një nga katër të dyshuarit për vrasjen...
Çeçeni Zaur Dadajev, një nga katër të dyshuarit për vrasjen ...
Dita Ndërkombëtare e Gruas – relike e kohëve të shkuara? Sar...
Kremlini shfaq interes për çështjen Tomë Doshi. Në numrin e ...
“Ky është 8 Marsi i mohimit të të drejtave, skamjes, qeveris...
Partitë e vogla të së majtës paralajmërojnë se nëse nuk do t...
Në emisionin “Jamais Vu” të gazetarit Mustafa Nano, këtë të ...
Një grup prej tre personash është ndaluar nga policia e Lezh...
Vajza nga Nishi, Krushevci, Vranja dhe Beogradi tash e ca vi...
Prokuroria e krimeve të Rënda në Tiranë pritet të vendosë ba...
Një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar besimin është të ...
Seanca e përbashkët e deputeteve shqiptare mbajtur të dielën...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrug...
Mund të parkosh duke respektuar sinjalistikën, por edhe mund...
Mund të parkosh duke respektuar sinjalistikën, por edhe mund...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë apel përmes mediave...
Operacioni dobësues për ngushtimin e stomakut, i njohur ndry...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...