web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cameron, i pari kryeministër konservator që e çon fëmijën në një shkollë publike

9 Mars 2015, 14:23, Aktualitet CNA

Ai vetë ka studjuar në Eton, në kolegjin e elitës britanike, në ndërkohë që vajzën do ta dërgojë në një shkollë publike.

David Cameron shndërrohet kështu në kryeministrin e parë britanik që një prej fëmijëve të tij do të studjojë në një shkollë publike.

Që nga viti i ardhshëm, Nancy, 11 vjeçe, do të shkojë në shkollën ?Grey Coat Hospital?, në Westminster.

Shkollë publike, por jo një shkollë çfarëdo, pasi ndodhet vetëm pak metra nga Downing Street.

Këtë fakt, media britanike e sheh si një shenjë që Cameron është i sigurt se do t?i fitojë zgjedhjet e 7 majit.

Shkolla, ku ai dhe bashkëshortja Samantha kanë vendosur të çojnë vajzën e tyre, konsiderohet si një nga më të mirat në Britaninë e Madhe.

Shumetnike, por me një theks të fortë fetar, ?Grey Coat Hospital? është një shkollë shumë e ashpër.

Nëse një nxënës harron librat në shtëpi apo shpërqëndrohet gjatë orës së mësimit, atëhere detyrohet të qëndrojë në shkollë përtej orarit të mësimeve duke u mbyllur në një dhomë të veçantë.

Bota.al





13:50 Aktualitet

Uragani Jessie J

Nëse ka një këngëtare që di të ngre peshë publikun ajo është...

Lajmet e fundit nga