web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen katër të dyshuar për lidhje me Coulibaly, edhe një police

9 Mars 2015, 15:11, Aktualitet CNA

Policia franceze ka arrestuar katër persona të dyshuar se kanë pasur lidhje me Amedy Coulibaly, agresorin dhe pengmarrësin e supermarketit hebraik më 9 janar në Paris.
Zëdhënësja e policisë tha se mes të arrestuarve është edhe një police franceze. Kjo e fundit punonte në lagjen Fort de Rosny Sous Bois, në verilindje të kryeqytetit.

Sipas gazetës Le Figaro, Fort de Rosny Sous Bois është vendndodhja e një qendre të rëndësishme të shërbimeve sekrete.
Coulibaly vrau katër pengje në supermarket përpara se të ndërhynte policia e ta vriste.

Sulmi i tij ndodhi pas sulmit në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo.

Franca ka qenë në gjendje të lartë alarmi pas ngjarjeve terroriste në Paris në janar, ku u vranë 17 persona.





13:50 Aktualitet

Uragani Jessie J

Nëse ka një këngëtare që di të ngre peshë publikun ajo është...

Lajmet e fundit nga