web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja kush e ndau Ronaldon nga Irina

8 Mars 2015, 20:00, Lifestyle CNA

Mediat spanjolle me të madhe kanë filluar të shkruajnë për të dashurën e re të futbollistit të njohur Christiano Ronaldo. Ata thonë se bëhet fjalë për bukuroshen Vanessa Huppenkothen, një gazetare meksikane e cila ishte shpallur si më e bukura në kampionatin botëror në Brazil. Ajo ditë më parë ka qenë e pranishme në ndeshjen mes Real Madridit dhe Sevillës, ndërsa pas ndeshjes, portugezi e kishte cuar bukuroshen në një darkë romantike. Mediat spanjolle shkruajnë se Ronaldo pas ndarjes nga e dashura Irina Shayk, shpesh ka qenë në shoqëri të meksikanes së bukur. Dhe vetë Rolando kishte folur për ndarjen nga Irina. ?Pasi kemi qenë bashkë për pesë vite, lidhja ime me Irina-n ka marrë fund. Besoj se për të dy ne ishte më e mira të ndërmerrnim këtë hap. Irinës i dëshiroj gjithë të mirat?, kishte deklaruar Ronaldo. Por mediat insistojnë se ishte pikërisht Vanessa arsyeja kryesore që futbollisti kishte vendosur të ndahej nga Irina, pasi ai tashmë një kohë të gjatë ia kishte vënë asaj syrin. Se sa do të zgjasë kjo lidhje e re e tyre, pritet të shihet në të ardhmen, por duke marrë parasysh interesimin e madh të femrave për Ronaldon, nuk mendohet se do të zgjasë shumë, pasi ai tashmë është mësuar të ndërrojë shpesh të dashurat e tij.





19:15 Lifestyle

Bomba Kim Kardashian

Kim Kardashian vazhdon të na çudis me veshjet e saj, gjatë j...

14:00 Lifestyle

Flet Bella Thorne

Bella Thorne momentalisht është duke promovuar komedinë e sa...

Lajmet e fundit nga