Çertifikohen 21 oficerë të Forcave të Lëvizshme Operacionale
21 oficerë të FLO u çertifikuan sot në Akademinë e Sigurisë ...
Mirë mo mirë Gëzuar ! Falemnderit për urimet !
Por po ta dinit nxënësit se në çfarë derexheje është katandisur në këto vite arsimi, si po vazhdon rrokullimën dhe ende nuk duket asnjë strategji daljeje,
në vend të buqetave me lule do të na kishin dhuruar gëmusha me gjëmba,
në vend të thasëve me patate, trasta me gurë,
dhe në vend të deodoranteve bidona me naftë që vjen aromë zifti?
Mos e transformojmë ditën e 7 marsit nga një ditë reflektimi të rëndë për shkollën tonë në kohë të vështira, në një ditë feste dhe krijim idhujsh që fshehin realitetin e rëndë, dijen e prapambetur dhe arsimin në gjendje të mjeruar.
Pas idhujtarisë, fshihet realiteti.
Të mbysin me fjalë morale respekti, përunjeje sapo nis të jesh kritik. Sikur dëshëron njeri të jetë kritik !
Ku e ke respektin mo??? ? të bërtasin. Pse nuk na lë rehat të na duan mo duke e shprehur dashurinë me dhurata???
Cfarë ke mo?
Pushteti këtë 7 mars nuk na tha asgjë për arsimin, kurse opozita ngriti probleme të drejtorive arsimore ku janë kapur disa me presh (euro) në dorë?
Po nuk është aty problemi. Ajo është një pikë ujë.
Arsimi vazhdon dhe mbetet në pikë të hallit.
Me ca përjashtime tekstet janë qesharakë.
Tekste për mësuesin nuk ka.
Procesi i kualifikimit të mësuesve u shndërua në testim. Pash Zotin çfarë të testosh!!!
Bibliotekat e shkollave për faqe të zezë.
Laboratoret e kimisë, fizikës, anatomisë, beter, lidhja në Internet dhe përdorimi i internetit në programet mësimore në pikë të hallit.
Duken si kurse kundër analfabetizmit të ngritura nga Shkurtat sublime të Malësisë pas Luftës të Dytë Botërore, që i masakruan burrat maçistë.
Palestrat e munguara, formimi human në fund, kurse mësimi i gjuhës shqipe do ta kishte ngritur nga varri Naimin duke e bërë të vinte vërdallë si somnabul nëpër rrugët e Tiranës, mes veturave, për të gjetur dyer për të trokitur :
Jam Naimi, po ju kush jeni???
Ik o Naim na lër rehat për kokën tënde!
Cfarë po bëjmë kështu???
Do ta shuajmë hallin me festë, me saze, me daulle, me urime, me birrë e verë?
Moisiu iku nga halli të merrte këshillat e Zotit, sepse donte të nxirrte të tijtë nga halli, por kur u kthye ata po festonin, kishin ngritur monumentin e Lopës prej ari dhe i faleshin lopës.
Halli prodhon festa, orgji, histeri festive.
Kujdes është e rrezikshme festa në hall!
Dhe cave këtu u duket vetja si qiri nga ai i Naimit që po digjen për të bërë pak dritë në shkollë ???
E dini se cili është niveli i dijeve që i jepen nxënësit shqiptar në krahasim me atë europian? Po pse mos popull padije do të jemi ne në tridhjetë vitet e ardhshme??? Larg dijes. Kush e merr përsipër këtë dramë që të prishë të ardhmen e jetës të brezit që nesër do të jetë i paditur.
Hajde ta mbarojmë festën sot, shpejt e shpejt, ashtu sa për të thënë, e nesër, pasi të kemi mbaruar së qëruari thesin me patate, t?i përvishemi punës.
Përndryshe vitin tjetër në 7 mars do të meritojmë gjëmba dhe hithra!
21 oficerë të FLO u çertifikuan sot në Akademinë e Sigurisë ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU në bashkëpunim me Drejtor...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU në bashkëpunim me Drejtor...
Pak minuta më parë, nga qyteti i Durrësit është njoftuar se ...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Bruno Pëllumbi me a...
Ish-Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, dha dorëheqjen...
Mitropolia në Korçë ka reaguar pas ngjarjes në Katedralen e ...
Vini re në këto foto ndryshin brenda dy viteve të Elisa Spir...
Emigrantët e mirëpresin nismën e re për t’i përmbledhur e un...
Rusia ka ndaluar dy të dyshuar për vrasjen e udhëheqësit të ...
Policia e Vlorës ka raportuar se një makinë ka dalë nga rrug...
Është një nga filmat më të pritur nga publiku dhe më në fund...
Një tankist i plagosur rus pranoi në një intervistë: Ushtarë...
Dy shtetas vietnamezë dhe një kanadez janë akuzuar nga proku...
Adelina Tahiri ka nisur xhirimet e klipit të saj më të ri. A...
Policia ka arrestuar pak me pare Eduard Nderun, ish Drejtori...
Policia e Durrësit ka bërë me dijeni arrestimin e ish-drejto...
Kastriot Islami Nese analizohen te gjithe opsionet e mundshm...
Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) janë prej ditë...
Vrasja e Boris Nemçovit ndodhi në kuadrin e një fushate urre...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...