Paris/ Kerry: Ende mosmarrëveshje me Iranin për programin bërthamor
Për negociatat me Iranin, SHBA ndan të njëjtin qëndrim me Fr...
Vrasja e Boris Nemçovit ndodhi në kuadrin e një fushate urrejtjeje, që është e pashembullt në Rusinë bashkëkohore. Televizionet vazhdojnë t?u thonë rusëve, se në vend është aktive një ?Kolonë e Pestë?, dhe se agjentët e huaj po kërcënojnë sigurinë kombëtare.
Opinionit publik i është përcjellë imazhi i një kalaje të rrethuar, dhe rezultati është se sot është e mundur të diskreditohen të gjithë ata që kritikojnë pushtetin.
Kush lufton kundër korrupsionit, është një agjent i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kush bën thirrje për më shumë fonde për arsimin dhe kujdesin shëndetësor, është një me siguri një agjent i oligarkut ukrainas, Igor Kolomojskij. Kush është në favor të lirisë artistike, është armik i fesë. Dhe kështu me radhë. Në media punojnë tashmë profesionistë, të mësuar të drejtojnë fushata mediatike me një qëllim të saktë (të mundësojnë zgjedhjen e një kandidati, dhe të diskretitojnë kundërshtarin e tij). Kur fushata përfundon, harrohet lehtë.
Por sot ky realitet i krijuar nga media, është duke u shndërruar në realitetin e vetë rusëve. Tre vite më parë, opinioni publik ende reagonte: para se të rradhitej me autoritetet, të paktën përpiqej të kuptonte kush ishin 3 vajzat e ?Pussy Riot?, të cilat dhunuan vendin më të shenjtë në vend, katedralen e Krishtit Shëlbyes.
Vitin e fundit situata ka ndryshuar: mjafton të duhet se x apo y, janë tradhëtarë të atdheut, që vala e shpifjeve të pranohet si e vërtetë. Po rrikthehen, nën një petk të ri, fantazmat e një sëmundjeje të vjetër, që na kthen sërish sërish kujtimet e kohës kur njerëzve që gjithësesi nuk ishin të keqij, u kërkohej të pushkatonin bashkëfshatarët e tyre.
Tashmë janë përndezur emocione shumë të forta, për të ndaluar procesin. Për më tepër që askush nuk duket se ka ndërmend ta bëjë këtë: agresiviteti rrezikon të kthehet kundër objektivave të reja, për shembull burokratët e korruptuar, të cilët kurrë nuk kanë qenë shumë popullarë në mesin e rusëve.
Pasi fushata e urrejtjes ka dalë nga korniza e saj mediatike, çështja nuk ishte më të kuptoje nëse do të mbërrihej deri tek të shtënat, por ajo se kush do të ishte viktima e parë. Për vrasjen e Nemçovit, mund të bëhen 2 supozime: ?varianti Zhores? dhe ?skenari Popi?uzko?. Lideri socialist francez, Zhan Zhores, ishte viktimë e një vrasësi të vetmuar, në prag të Luftës së Parë Botërore.
Në një fazë të mobilizimit të fortë patriotik, nacionalisti i ekzaltuar, e qëlloi Zhoresin në një kafene në Paris, duke e cilësuar atë një agjent gjerman. Prifti polak Jerzi Popi?uzko, bashkëpunëtor i ?Solidarnistit? antikomunist, u vra ndërkaq nga disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të cilët besonin se gjenerali Vojçek Jaruzelski ishte tepër i butë në luftën kundër opozitës.
Vullneti i popullit
Në Rusi ka shumë nacionalistë radikalë, që së fundmi kanë luftuar në krah të separatistëve pro-rusë në Ukrainën Lindore. Në të shkuarën, këta ekstremistë kanë vrarë (mjafton të kujtojmë vrasjet e avokatit Stanisllav Markelov, dhe gazetares Anastasija Baburova), por deri më tani nuk kishin marë në shënjestër udhëheqësit e opozitës.
Në kuadër të fushatës së dhunshme e të vazhdueshme propagandistike, mund të kenë vendosur ta kapërcejnë këtë kufi, duke ia besuar veten mosndëshkueshmërisë dhe simpatisë nga ana e opinionit publik. Për të kuptuar nivelin e urrejtjes ndaj liberalëve, mjafton të analizosh tekstet, që anëtarët e subkulturës nacionaliste, kanë përhapur pas vdekjes së Nemçovit.
?Skenari Popi?uzko? mbështetet në mënyrë të veçantë, nga vendi ku u krye krimi, pak hapa larg nga Kremlini. Vrasësit ishin të ndërgjegjshëm se po ekspozoheshin ndaj një rreziku tejet të lartë, dhe është e dukshme se nuk kishin frikë se mos identifikoheshin apo kapeshin nga policia. Në këtë rast, motivi mund të ishte më kompleks sesa thjesht urrejtja, edhe pse ky aspekt nuk duhet nënvlerësuar.
Prej kohësh, të gjithë e dimë se përpara çdo mbledhje të Putinit me udhëheqësit perëndimorë, përhapen thashetheme rreth një ?tradhtie? të afërt të presidentit, dhe synimeve të tij për të bërë lëshime të papranueshme. Në rastin kur autorët dhe motivet e tyre nuk duhet të zbuloheshin, takimet mes Putinit dhe liderëve perëndimorë mund të ndërpriteshin.
Dhe nëse dialogu do të ndalej, do të zhdukeshin, për të dhënë vetëm një shembull, edhe faktorët që deri më tani kanë bërë që udhëheqësit rusë, të mbështesnin një sulm kundër qytetit ukrainas të Mariupolit, për muaj të tërë në shenjestrën e separatistëve. Edhe në këtë rast, sërish propaganda që frymëzon urrejtjen luan një rol të rëndësishëm, sepse ajo e legjitimon dhunën si ?vullneti i popullit?.
Të dyja këto hipoteza janë të mundura vetëm në kontekstin e një shoqërie të sëmurë rëndë. Dhe pavarësisht nga zgjidhjet politike, që mund të ndërmerren, shërimi i Rusisë do të marrë shumë kohë. Mijëra personat që në datën 1 mars protestuan në nderim të Nemçovit, përbëjnë një arsye për të patur shpresë. Por kjo nuk mjafton.
Në fund të viteve ?80, shoqëria fajësoi për problemet e saj nomenklaturën komuniste, në fund të viteve ?90 reformatorët liberalë, dhe sot ?tradhtarët e kombit?. Nesër, gjithmonë do të gjenden të tjerë fajtorë, por tani është koha që ne rusët të fillojmë të ndryshojmë, për të bërë të mundur që në të ardhmen, fushatat propagandistike të mos arrijnë të infektojnë shoqërinë ruse, me virusin e urrejtjes.
Shënim: Aleksei Makarkin është një gazetar dhe politolog rus. Ai është zv.drejtor i Qendrës për Teknologjitë Politike në Moskë.
bota.al
Për negociatat me Iranin, SHBA ndan të njëjtin qëndrim me Fr...
Sapo ne menduam se telefonat inteligjentë po humbasin kreati...
Një autobuz me targa AA 939 i linjës së Babrrusë në Tiranë k...
Nga Sali BERISHAsot ne Shqiperi shteti ligjor ka rene, jeta,...
Ditën e martë (10 mars), nis zyrtarisht procesi i aplikimit ...
Facebook ka ndryshuar mënyrën se si numërohen pëlqimet. Ky n...
A nuk doni që dikush tjetër t’ju lexojë mesazhet tekst, t’ju...
Separatistët prorusë në lindje të Ukrainës konfirmuan sot se...
Shazam, kompania që fshihet pas aplikacionit popullor i cili...
Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra është ndër 10...
Filmi “50 hijet e Greit”, duket se po i çmend të gjithë. Një...
Ishte viti 1780, kur pluhuri aromatik ‘curry’ u bë i njohur,...
Milena Selimi, këshilltarja e ministres së Kulturës Mirela K...
Ministri malajzian i Transportit thotë se ai ka besim se avi...
Tre shqiptarë në Itali do të përjashtohen, pasi janë konside...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ...
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto kreu inspektimin e...
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka kryer ditën e s...
Në Kukës po zhvillohet kampionati i parë i skive ku marrin p...
Një piste gjigante me dëbore në Shishtavec të Kukësit ka qen...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...