web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elbasan/ AKU asgjeson vezë të skaduara

4 Mars 2015, 06:55, Aktualitet CNA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka asgjësuar ditën e djeshme  3.5 ton farë jonxhe si edhe mbi 3 mijë kokrra vezë të skaduara në Elbasan. Në këtë aksion të AKU ka marrë pjesë edhe drejtori i këtij autoriteti Afrim Bakaj, i cili ka garantuar qytetarët se institucioni që drejton do të vijoje kontrollet për të eleminuar produktet ushqimore, të cilat nuk përmbushin standardet.

Në lidhje me hedhjen në treg të produkteve, të cilave u ka mbaruar data e skadencës, kreu i AKU tha se, ? janë marrë të gjitha masat dhe në bashkëpunim me Krimin Ekonomik po ndiqen penalisht dhe po arrestohen të gjithë personat, të cilët abuzojnë duke hedhur në treg produkte të cilave u ka përfunduar data e skadencës?.

 





Lajmet e fundit nga