web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Siguria rrugore/ Ambasadorja e BE: Në Shqipëri nuk respektohet asnjë rregull

3 Mars 2015, 19:32, Aktualitet CNA

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ka deklaruar se në Shqipëri nuk respektohet jeta në rrugë, po ashtu as rregullat e qarkullimit. Ajo ka marrë pjesë në një takim për sigurinë rrugore në Durrës ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ministri u shpreh se ka një dyfishim të viktimave nga aksidentet krahasuar me ngjarjet kriminale.

Ndërkaq ambasadorja Vlahutin evidentoi faktin se në Shqipëri ndodhin 2 herë më shumë aksidente rrugore se në vendet e BE.

?Në Shqipëri nuk respektohet jeta në rrugë. Këtu nuk respektohet asnjë rregull, as nga shoferët e sa nga këmbësorët. Këtu nuk ka vija të bardha për të kaluar këmbësorët, por edhe aty ku ka, këmbësorët nuk shikojnë nëse po vjen apo jo makinë. Mjetet ndalojnë në mes të rrugës, pa asnjë shkak. Ky problem gjen zgjidhje nëpërmjet edukimit të të rinjve me rregullat e qarkullimit rrugor, dhe bashkëpunimit të qytetarëve shoferëve këmbësorëve me policinë e qarkullimit rrugor?, tha Vlahutin.

I pyetur pas aktivitetit ku merrte pjesë, për çështjen ?Doshi?, Tahiri nuk ka pranuar të komentojë.

 





Lajmet e fundit nga