web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagon BE: Mbështesim hapat kundër individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike

2 Mars 2015, 17:16, Politikë CNA

Pas ambasadës amerikane në Tiranë për përjashtimin e deputetit socialist, Tom doshi, ka reaguar edhe selia e Bashkimit Europian.

Në deklartën e saj te kujdesshme thuhet se BE mbështet zbatimin e ligjit, përfshi edhe çështjen e personave me rekorde kriminale, që mbajnë pozicione publike.

?BE-ja mbështet hapat që nevojitet të ndërmerren për një zbatim të plotë të marrëveshjes mes partive qeverisëse dhe opozitare në Parlamentin e Shqipërisë, përfshi çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike.

BE-ja i jep rëndësinë më të lartë zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, qe jane përparësi kyçe për Shqipërinë?, thuhet në deklaratën e BE-së.

Marrë nga TEMA





Lajmet e fundit nga