web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Londër/ Vendet e NATO-s ulin buxhetin e mbrojtjes

26 Shkurt 2015, 08:54, Aktualitet CNA

Rrjeti i Lidershipit Evropian thotë se Britania, Bullgaria, Kanadaja, Gjermania, Hungaria dhe Italia do të ulin shpenzimet ushtarake në vitin 2015, pavarësisht një zotimi të aleancës për të përforcuar mbrojtjen në rajon.

?Pavarësisht agresionit rus në Ukrainë dhe retorikës së liderëve të NATO-s se ky është ndryshim i lojës në sigurinë e Evropës, të gjitha provat sugjerojnë vazhdimësinë e biznesit si zakonisht?, ka thënë Ian Kearsn, drejtor i Rrjetit të Lidershipit Evropian dhe bashkautor i raportit.
Në muajin shtator, liderët e NATO-s janë zotuar se do të ndalojnë trendin e shkurtimit të buxheteve të mbrojtjes.

Raporti po ashtu thekson se gjashtë vende anëtare ? Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia dhe Rumania ? do të rrisin shpenzimet më 2015, por nuk do të arrijnë objektivin e fundit prej 2% të Bruto Prodhimit të Brendshëm, për të cilin është rënë dakord në samitin e NATO-s.





Lajmet e fundit nga