Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Hije skandali dhe qokë komprometuese në qeveri. Protagoniste është ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, por gjithçka nuk mund të ketë ndodhur edhe pa miratimin e kryeministrit. Ministrja e Arsimit ka vendosur t?i falë 2.7 milionë euro Henri Çilit, duke i miratuar 360 doktoratura, jashtë standardeve shtetërore të cilësisë dhe kritereve bazë. Kanakari i Lulzim Bashës dhe i Sali Berishës vijon të lulëzojë me qeverinë e ?Rilindjes?. Dy vjet më parë ai do ta shpallte kryeministrin Rama si njeriun e vitit, ndërsa pak muaj më vonë do të rezultonte me 1.2 milionë euro borxh në tatime, shumë e cila ende nuk është shlyer. Pasi i bëri fresk 8 vjet Sali Berishës për të ngritur dhe pasi organizoi fushatën-regji të Lulzim Bashës për Tiranën, Naim Çili nga Labinoti e ndryshoi menjëherë pllakën. Dhe frytet nuk kanë vonuar. Atëherë kur pritej mbyllja e megakioskës arsimore, e cila nuk plotëson shumë kritere, Ministria e Arsimit, befas e ka shëndrruar UET e Henri Çilit në universitet që ofron studimet e doktoraturës. Atëherë kur pritej zbatimi i ligjit për shlyerjen 1.2 milionë eurove borxh (qytetarët e thjeshtë po futen në burg për 30 mijë lekë të vjetra), ndodh e kundërta. Çfarë ka ndodhur? Vetëm disa ditë më parë, Ministria e Arsimit miratoi vendimin e Agjencisë së Akreditimit, për akreditimin e ciklit të tretë të doktoraturave të UET. Me këtë vendim, universiteti i Henri Çilit, që i shpëtoi me dinakëri aksionit të shkrirjes së kioskave arsimore, ka të drejtë të pajisë me diploma të nivelit të tretë 360 doktorantë. Një doktorant do të paguajë 7 500 euro për doktoraturën. Çdo doktorant, sipas tarifave të Naimit, paguan 2 500 euro në vit, ndërsa ky proces zgjat minimalisht në tre vjet.
Vendimi i paligjshëm
Vendimi është i paligjshëm. Sipas ligjit, një profesor doktor mund të udhëheqë deri në pesë doktorantë. Me këtë raport i bie, që UET të ketë të atashuar 72 profesorë doktorë. Dhe vendimi, pikësëpari, duke të bazohet në këtë raport. Pyetja lind natyrshëm: A e plotëson UET këtë kusht, këtë kriter? UET ka të atashuar vetëm 10 profesorë doktorë. Mjafton vetëm ky kusht, vetëm ky kriter, që vendimi të konsiderohet i paligjshëm dhe klientelist. Ndërkaq, UET nuk plotëson as kriterin për pedagogë të huaj. Rregulloja kërkon përfshirjen e profesorëve nga universitete të huaja si udhëheqës shkencorë.
Program i ciklit të tretë i paligjshëm
Programet e ciklit të tretë të studimeve, pra të studimeve të doktoraturës në UET, janë miratuar po me një urdhër të paligjshëm dhe abuziv. Bëhet fjalë për urdhrin Nr. 503, datë 07.10.2011 të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës. Por, skandali me favorizimin dhe fryrjen e piramidës arsimore UET ka marrë dhe po merr përmasa të tjera. Qeveria e re e përjashtoi UET nga shkrija e kërpudhave universitare, duke e kthyer në një mega kioskë të universiteteve shqiptare si dhe duke favorizuar sa i takon borxheve.
Studimet e doktoratës
Studimet e doktoratës në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri, bazuar në Strategjinë Kombëtare të Arsimit të Lartë dhe në Procesin e Bolonjës janë programe studimi të ciklit të tretë. Ato ndërtohen si programe individuale për aftësim në kërkim shkencor të pavarur. Programet e studimit të doktoratës realizojnë formimin e doktorantëve, duke u dhënë atyre një kulturë ndërdisiplinore në kuadër të një projekti shkencor koherent, që ka për qëllim përgatitjen e tyre shkencore dhe profesionale përmes punës kërkimore shkencore. Programet e studimeve të doktoratës akreditohen për një periudhë kohe deri në 6 vjet, duke iu referuar standardeve dhe kritereve të bëra publike dhe të aplikuara në çdo program studimi doktorate. Vlerësimi i programeve të studimeve të doktoratës merr parasysh vetëvlerësimin e programit të kryer nga universitetet përkatëse.
Rregullorja, disa nga kriteret për studimet e doktoraturës
1. Udhëheqësi shkencor, i punësuar me kohë të plotë, udhëheq njëkohësisht jo më shumë se pesë doktorantë.
2. Udhëheqësi shkencor i studentit, në një program studimi të doktoratës, duhet të ketë, së paku, gradën shkencore ?Doktor?, të fituar në universitete perëndimore.
3. Numri dhe niveli i kërkuesve të angazhuar në këtë program përbën një garanci për realizimin e programit (60% e tyre duhet të jenë personel akademik i brendshëm, i angazhuar në kërkim dhe me tituj akademikë: ?Profesor?, ?Profesor i Asociuar? ose gradë shkencore ?Doktor? apo ?PHD? të fituar në universitete të njohura në botë për cilësi dhe veprimtari të pasur kërkimore dhe botuese në fushën përkatëse;
4. Kursi teorik i doktoratës vlerësohet me një provim të përgjithshëm teorik, në fushën përkatëse të studimeve, të organizuar nga dekanati dhe Këshilli i Profesorëve me një komision të përbërë nga 5 (pesë) Profesorë.
5. Është e rekomandueshme, që një anëtar i jurisë së provimit të doktoratës të jetë nga universitete të njohura në botë, për cilësi dhe veprimtari të pasur kërkimore dhe botuese në fushën përkatëse, i cili ka së paku gradën shkencore ?Doktor? të fituar në fushën shkencore në të cilën vazhdon studimet doktoranti.
6. Diploma për gradën shkencore ?Doktor? nuk lëshohet pa u regjistruar më parë në Regjistrin Kombëtar të Doktoratave të Komisioni të Vlerësimit të Titujve Akademikë (KVTA) në MASH
7. Buxheti financiar i programit të studimeve të doktoratës është i mjaftueshëm për të arritur objektivat kërkimorë për çdo doktorant.
8. Numri, i shprehur në përqindje, i doktorantëve të regjistruar që vijnë nga vendet e BE;
9. Numri, i shprehur në përqindje, i doktorantëve të regjistruar që vijnë nga vende të tjera të botës;
10. Institucioni ka marrëveshje, së paku me një universitet perëndimor, që garanton programe të shkëmbimit të personelit akademik dhe të studentëve të doktoratës.
11. Programi i studimeve të doktoratës nxit përfshirjen e profesorëve nga universitete të huaja si udhëheqës shkencorë.
12. Këshilli i Profesorëve përcakton dy ose tre oponentë, një prej të cilëve është nga jashtë institucionit. Oponentët janë edhe anëtarë të jurisë për vlerësimin e disertacionit. Ata kanë titujt akademikë të kërkuar dhe një veprimtari kërkimore e botuese të pasur, brenda e jashtë vendit, në fushën përkatëse të studimeve në të cilën ofrohet edhe programi i studimeve të doktoratës
Gazeta ?Sot?
Hije skandali dhe qokë komprometuese në qeveri. Protagoniste...
Universiteti Europian i Tiranës, ndonëse nuk plotëson shumic...
Universiteti Europian i Tiranës, ndonëse nuk plotëson shumic...
Prokuroria ka apeluar ditën e sotme vendimet e dhëna para d...
Drejtori i emisionit investigativ ‘Fiks fare’ Filip Cakuli ...
Drejtori i emisionit Fiks Fare dhe gazetari Filip Çakuli, ka...
Është zhvilluar ditën e sotme takimi i Aleancës së Grave Dep...
Është gjetur e djegur ditën e sotme në Vlorë makina e polici...
Po zhvillohet ditën e sotme mbledhja e Komitetit drejtues të...
Një 56 vjeçar nga Novosela e Vlorës është gjetur i pajetë n...
Qendrës së Shkupit do ti shtohet edhe një hotel i stilit bar...
Po zhvillohet ditën e sotme testimi i të gjithë punonjësve t...
Mesnatën e djeshme është njoftuar policia dhe zjarrfikësja e...
Pas deklaratës që bëri ditën e djeshme kryeprokurori Adriati...
Nga ARTAN FUGANga mediat mësoj se zoti Taulant Balla në funk...
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi masën e arresti...
Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që disa familje të zon...
Prokuroria e rrethit gjyqësor Korcë ka depozituar një kallëi...
Prokuroria e Korcës ka nisur procedimin penal ndaj zv.drejto...
Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Britaninë e M...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...