web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nishani mesazh urimi për presidentin e ri të Greqisë, Stavropoulos

20 Shkurt 2015, 10:45, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar përmes një mesazhi  Presidentin e ri të Republikës Greke, Prokopis Stavropoulos.

?Zgjedhja Juaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës Greke, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t?Ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme.

?Përfitoj nga rasti të nënvizoj me kënaqësi se për Shqipërinë, Greqia është një partner strategjik shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik, si edhe të shpreh bindjen se gjatë presidencës Suaj, lidhjet e miqësisë e të bashkëpunimit që karakterizojnë marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të njohin zhvillime të mëtejshme shumëdimensionale, në interes të zhvillimit dhe forcimit të miqësisë mes dy popujve tanë? ka shkruar Nishani.

?Jam i bindur se Greqia, me përpjekjet dhe reformat që po ndërmerr, do të përballojë me sukses sfidat me të cilat po përballet aktualisht, si  dhe do të vijojë të jetë një mbështetëse e vazhdueshme dhe inkurajuese e agjendës evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të përzemërta për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Greke, si dhe me dëshirën për t`u takuar së afërmi, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë? vazhdon më tej mesazhi i Presidentit Nishani.

 

 





Lajmet e fundit nga